Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë se në Tiranë shtë shmangur një ngjarje mjaft e rëndë që mund të krijonte një përplasje të fortë mes Shqipërisë dhe Rusisë.
Karamuço tha se autoritetet shqiptare, bazuar në informacione të partnerëve, kanë arrestuar një shtetas rus, të kërkuar nga autoritetet ruse.
“Rusi është arrestuar në vigjilje të asaj që ndodhi në Veri të Kosovës. Rusi i arrestuar është krahu i djathtë i një prej mafiozëve më të madh rusë. U arrestua në kufirin me Malin e Zi, u transportua në një burg në veri të Shqipërisë, më pas u soll me urgjencë në Tiranë, pasi kishte frikë se mund të vritej në burg, mund të sulmohej burgu nga grupe kriminale me qëllim që ose ta nxirrnin nga burgu ose ta vrisnin”, tha Karamuço.
Ai u shpreh se nëse nuk do të arrestohej ky person do të kishim një përplasje me autoritetet ruse.
Karamuço theksoi se personi i arrestuar është një personazh që rrezikon po të flasi një nga familjet mafioze më të rëndësishme ruse.