Kush është deputetja e re që zëvendëson Mark Markun/ Si ndërroi 3 parti në 3 vite – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është deputetja e re që zëvendëson Mark Markun/ Si ndërroi 3 parti në 3 vite

16:45 | 27/08/2021
në Kryesore
0

Read more

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Dorëheqja e Mark Markut nga lista e deputetëve të qarkut të Lezhës pritet të lërë një vend bosh në Kuvend në radhët e PD-së. Portali newsbomb.al i referohet burimeve në PD, që thonë se mandatin e tij pritet ta marrë një vajzë e re, Elda Hoti, e cila renditet e 9-ta në listën e Lezhës.

Po Hoti dhe pse shumë e re ka një histori interesante në politikë. Ajo ishte pjesë e listës së LSI-së në zgjedhjet e 2017-ës dhe kur LSI e PD dorëzuan mandatet ajo nuk iu bind vendimit politik, por pranoi mandatin e deputetes dhe u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars.

Edhe pse është e 9-ta në listë, numri i votave personale e favorizon për t’u futur në Kuvend.

Më tej, ajo zgjodhi të mbështeste një parti tjetër në zgjedhjet lokale të vitit 2019 duke nënshkruar për Alenancën Kuq e Zi në KQZ. Hoti doli garant për listën e Aleancës Kuqezi në 25 bashki për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Hoti ishte kandidate për deputete në Lezhë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkruan newsbomb.al. Pas marrjes së mandatit ajo u përjashtua nga partia, pasi doli kundër aksionit të ndërmarrë nga opozita për djegien e mandateve më 21 shkurt.

Por, në 25 prill 2021 ajo ishte ylli i ri i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, një listë që e kryesonte Mark Marku me një fushatë që shënoi rezultat shumë të mirë për PD-në.

Pas deklarimit për dorëheqje nga mandati i deputetit pritet që Marku të zëvendësohet pikërisht nga Hoti, e cila punën e parë të jetës e saj ka punën si deputete.

Ja si e prezantonte ajo veten në këtë garë:

“Unë jam Elda Hoti! Kandidate për deputete e Partisë Demokratike, në qarkun e Lezhës! Numri 9, është numri im i fatit dhe fati deshti, që unë dhe Partia Demokratike të kemi një numër #9. Të gjitha vajzave të reja që më shohin: kurrë mos dyshoni nëse jeni të zonjat, të fuqishme, apo nëse vërtet meritoni çdo shans, apo mundësi në botë për të ndjekur e për të realizuar ëndrrat tuaja”.

Etiketa: Aleanca KuqeziElda HotiKush është deputetja e re që zëvendëson Mark Markun/ Si ndërroi 3 parti në 3 viteLëvizja Socialiste për IntegrimMark MarkuQarku i Lezhës

Të Lidhura

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

nga 27
15:27 | 16/03/2026
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Para
1923/ Vrasja e Telinit dhe diskutimet në parlamentin shqiptar

1923/ Vrasja e Telinit dhe diskutimet në parlamentin shqiptar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com