Kurva e Fishtës dhe kurvat e sotme! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurva e Fishtës dhe kurvat e sotme!

22:35 | 19/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Nga Edi Oga  

Uh! Evropë, ti kurva e motit!…Që i re  mohit, besës së Zotit!…(vazhdon)

Evropa është po ajo që, me këto vargje poetike me rimë të puthur,  me shumë të drejtë, i nënvlerësuari Gjergj Fishta e ka sharë 100 vite më parë!

Me një ndryshim; asokohe shtetet evropiane luftonin ndër vete me armë dhe fituesit ndanin plaçkën në konferenca “paqeje”, sot janë pjesë e një “familjeje” dhe luftojnë me euro, ku më i forti ia fut më pak të fortit dhe më i dobëti e ha nga të gjithë!

Ne jemi aq të dëshpëruar, sa u jemi shtrirë si tapet “welcome” përpara derës, dhe u përgjërohemi që të futemi brenda. Le të jemi ne, më të dobëtit e familjes, ata që do ta hanë nga të gjithë “familjarët” aty brenda. Nuk prish punë, rëndësi është ta hamë aty brenda…!

A nuk do të ishte më mirë që të kishim mirëqeninen tonë dhe mbi të gjitha dinjitetin tonë, përpara sesa të futeshim në një familje hipokritësh mjeshtra të shfrytëzimit?

Le të kthehemi pak tek “kurva e motit!”

Fjala “kurva” e ka origjinën nga sllavishtja dhe përdoret rëndom në vendet sllave ose jo, të Evropës jugore dhe qëndrore. Si fjalë, ajo bën pjesë në familjen e zgjeruar të fjalëve që përshkruajnë femrat me moral të ulët në kontekstin fizik të fjalës, por kohët e fundit, kuptimi i saj është zgjeruar, duke përfshirë në të edhe meshkujt por edhe veprime të tjera, përveç atij të profesionit më të vjetër në Botë, në rastet e përdorimit të saj në trajta foljore!

Kam dëgjuar shumë përkufizime dhe perifrazime për termin “kurvë”, por ai që më pëlqen më tepër dhe më bën të vë buzën në gaz, është ky:

“Kurva është ajo femra qeflije që ua jep të gjithëve përveç teje!”

Ej, a nuk është ky përkufizimi më i saktë i këtij termi  kur me të i referohemi Evropës?

Sipas këtij përkufizimi, Evropa do të pushonte së qeni kurvë, nëse “do të na e jepte, të drejtën për t’u futur brenda saj!”

Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se “politika është kurvë”!

Duam s’duam ne, ky përkufizim i ndot pak edhe politikanët, pra i bën ata pak kurva, ose pak kurvarë… ose në shumicën e rasteve, shumë kurva apo shumë kurvarë!

A janë politikanët tanë të tillë?!

Jooooooo…! Politikanët tanë mund të jenë gënjeshtarë, mashtrues, të paaftë, përfitues, hajdutë, trafikantë, grabitqarë, kriminelë, por kurva?! Absolutisht jo! Sepse ata ua japin (dhe ua marrin) të gjithëve, edhe ty, prandaj përkufizimi bie dhe ti nuk i quan dot kurva!

E ku duhet t’i kërkojmë kurvat atëherë?!

I kërkojmë në Evropë: kurvat daneze, spanjolle, holandeze… për ta mbyllur me karakurvat franceze!

Ja edhe kurvat e Evropës i gjetëm dhe ua treguam vendin!

Për fat, Dielli sot ka lindur përsëri dhe ne kemi kohë edhe një vit t’i lutemi kurvave të na pranojnë në gjirin e tyre! Sa mirë që midis politikanëve tanë, nuk kemi asnjë të tillë!

Etiketa: "kurva e motit!"Evropagjergj fishtapolitikanet

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Vrasja e Kacifas/ Ekstremistët grekë do të zbarkojnë në Shqipëri, priten protesta në Kapshticë

Vrasja e Kacifas/ Ekstremistët grekë do të zbarkojnë në Shqipëri, priten protesta në Kapshticë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com