Një sasi prej 16 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Kurbinit.
Policia ka vënë në pranga shteasin Shpëtim Zyberaj, 29 vjeç. Gjatë kontrollit të mjetit të tij tip Jeep në Fushë Milot u gjet dhe sasia e drogës.
Ndërkohë është shpallur në kërkim E.M. 39 vjeç, nga Tirana, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje.