Forcat e policisë së Lezhës kanë kanë sekuestruar 20 kg kanabis sativa, gjatë operacionit të koduar “Nënkalimi”, në Kurbin.
Gjithashtu, blutë kanë arrestuar 21-vjeçarin Eduard Aliu i cili është kapur në posedim të lëndës narkotike, të cilën po e transportonte me mjetin e tij tip “Volkswagen”.
Ndalimi i tij është bërë në Milot, tek vendi i quajtur “Nënkalimi”, prej nga ka marrë emrin dhe operacioni.