Në vendin ku ka qenë më parë Teatri Kombëtar, ka nisur instalimi i vinçave ndërtues. Në një status në rrjete sociale, lektori Bislim Ahmetaj shkruan se në vend të teatrit, aty do të ndërhohen kullat.
Ai bën thirrje që qytetarët të protestojnë kundër ndërtimeve, që sipas të cilit, aty po pastrohen paratë e krimit.
“Po ndodh tani, fundërrina e Tiranës, Eripjerdhi, nesër ka planifikuar instalimin e vinçave për fillimin e kullave aty ku ishte Teatri Kombëtar.
Qytetarët e Tiranës nesër duhet të protestojnë kundër kërmës që mbjell vinça, pastron paratë e krimit, prish shtëpitë e të pamundurve dhe ngre parajsat e krimit të organizuar”, shkruan Ahmetaj.