Ku qëndrojnë refugjatët që kapen nëpër Shqipëri? Merkaj zbulon detaje: Pse Shqipëria po përdoret masivisht si vend tranziti nga studentët dhe punonjësit e vendeve të BE-së? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku qëndrojnë refugjatët që kapen nëpër Shqipëri? Merkaj zbulon detaje: Pse Shqipëria po përdoret masivisht si vend tranziti nga studentët dhe punonjësit e vendeve të BE-së?

15:40 | 08/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj në një intervistë është ndalur në disa tema të rëndësishme që lidhen me emigrantët e paligjshëm, por edhe kontrollin ndaj narkotikëve në kufi.

Sa i takon rastit që u bë viral dje në media, ku dhjetra emigrantë ishin në një furgon dhe tentuan të largoheshin në Pogradec, Merkaj tha se shoferi është arrestuar dhe të gjithë personat e përfshirë janë shoqëruar më pas për në komisariat.

“Sa i përket rastit të djeshëm që u bë publik dhe në media, rasti është ndjekur nga policia kufitare, dhe është bërë ndalimi i shtetasit që drejtonte furgonin. Në momentin e shoqërimit për në komisariat, ata kanë tentuar të arratisen, por më pas janë kapur të gjithë. Për masat që mund të merren për personat e përfshirë nuk di të them”.

Read more

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Ruhuni nga Edi Rama –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Ndërkohë Merkaj foli dhe për emigrantët e paligjshëm që e shfrytëzojnë Shqipërinë si pikë kalimi drejt shteteve të BE.

“Shqipërinë shumica e emigrantëve të parregullt e shfrytëzojnë si një rrugë kalimi, ka një numër të ulët të personave që pasi kërkojnë azil duan të qëndrojnë. Ne kemi nënshkruar një konventë dhe kemi detyrime që të përmbushim me efikasitet detyrat tona. Këta shtetas pasi aplikojnë për azil zgjedhin mënyra të ndryshme për tu larguar drejt vendeve të BE-së.

Unë jua thashë që në fillim, se ne që në momentin e parë të kapjes së tyre, bëjmë verifikimet, edhe në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese. Janë shtetas që vijnë nga vende në konflikt, vende të luftës apo vende me probleme të tjera”.

Sa i takon vendeve ku qëndrojnë refugjatët që vijnë në vendin tonë, Merkaj tha se ata që aplikojnë për azil qëndrojnë në qendrën e hapur në Babrru, ndërsa ata që kanë probleme me ligjin, nuk paraqesin dokumente, apo rezultojnë persona në kërkim qëndrojnë në një qendër të mbyllur, që ka regjim burgu, deri në një vendim të prerë për rastin e tyre.

Ku qëndrojnë refugjatët?

Merkaj: Të gjithë shtetasit që kërkojnë azil, deri në momentin e marrjes së vendimit, trajtohen në qendrën e hapur në Babrru, e cila është në administrim të Ministrisë së Brendshme. Të gjithë personat që kanë aplikuar qëndrojnë atje, ata nuk mbahen në vëzhgim, pasi ligji e parashikon qartë se ata janë të lirë deri në marrjen e vendimit.

Policia ka dhe një qendër të mbyllur, që është në formën e një regjimi burgu, ku trajtohen të gjithë ata shtetas, që nuk janë azilkërkues, dhe është një procedurë e saktë dhe e mirëmiratuar, për përzgjedhjen. Janë persona që ka vendim gjykate, persona që nuk kanë asnjë lloj dokumenti, për persona që janë të kërkuar, apo që kanë precedentë penal. Kjo kategori qëndron në qendër të mbyllur deri në përgjigjen zyrtare.

Ndërkohë Merkaj foli dhe për dhjetra qytetarë që e përdorin Tiranën si një vend tranzit drejt shteteve të BE-së, për shkak se shtetet nga vijnë janë në listën e vendeve me rrezik të lartë për përhapjen e Covid 19.

Kush janë këta shtetas që qarkullojnë në Tiranë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme?

Merkaj: Situata është e tillë, që në RSH ka një kategori shtetesh që nuk kanë nevojë për vizë turistike kur vijnë, kjo kategori shtetas duhet të përmbushë disa detyrime, duhet të kenë një booking në hotel, të kenë një sasi parash, dhe gjatë intervistimit duhet të bindin policinë për qëllimin e vizitës së tyre. Ka shtetas të tjerë që vijnë në vendin tonë për tranzit, janë kryesisht student, që duhet të rrinë për 10-14 ditë në një vend të gjelbërt, para se të hyjnë në BE. Ky shtetas para se të shkojë në shtetin ku punon apo studion iu nënshtrohet të njëjtave masa si qytetarët e tjerë. Nuk janë as emigrantë të rregullt dhe as të parregullt, por as refugjatë.

Një pikë tjetër ku u ndal biseda gjatë intervistës ishte dhe ajo për trafikun e drogës, ku Merkaj tha se departamente të ndryshme në Policinë e Shtetit shënojnë vendet me rrisk të lartë, me qëllim përqëndrimin e kontrolleve.

Çfarë masash ka marrë policia kufitare për luftën ndaj trafikut të drogës?

Merkaj: Siç e thatë dhe ju dje në orët e vona të darkës ka qenë një operacion i përbashkët me policinë e Kosovës, për sekuestrimin e një sasie kokaine që synonte të trafikohej drejt Kosovës. Kemi rritur kontrollin për të gjitha mjetet, dhe mënyrat e transportit nga vendet me rrisk.

Vetë policia kriminale, ajo e rendit dhe sigurisë, dhe policia kufitare shkëmben informacionet për vendet me rrisk, duke bërë më pas dhe kontrollet. Është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e drogërave të forta, kryesisht nga vendet e Amerikës Latine, ka një skanim të rreptë, dhe një kontroll të dytë pët të gjithë ato firma që janë të shënuara me rrisk.

Sa i takon shtetasve afganë që kanë ardhur në vendin tonë në ditët e fundit, Merkaj tha se ata kanë një kordinim dhe me ministritë e linjës, së task forcës që është ngritur me vendim të Këshillit të Ministrave.

Merkaj tha se asnjë prej shtetasve afganë nuk ka pasur probleme me ligjin, dhe se kontrolli i tyre nuk është në juridiksionin e Policisë Kufitare.

Etiketa: Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e ShtetitEduart Merkajemigrantët e paligjshëmKu qëndrojnë refugjatët që kapen nëpër Shqipëri? Merkaj zbulon detaje: Pse Shqipëria po përdoret masivisht si vend tranziti nga studentët dhe punonjësit e vendeve të BE-së?

Të Lidhura

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

nga 27
23:27 | 24/12/2025
0

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë janë mbledhur në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndjekur meshën nga...

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

nga 27
23:07 | 24/12/2025
0

Një efektiv policie ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar pasditen e së mërkurës, në Tiranë. Inspektori me inicialet M. K.,...

Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

nga 27
22:51 | 24/12/2025
0

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth, sipas tij,...

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

nga 27
22:13 | 24/12/2025
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit Artificial, duke shkaktuar panik të...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Kosova regjistron 24 humbje jete dhe 1009 të infektuar në 24 orë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com