Kthimi i ligjit për shtetësinë, Presidenca reagon për sportistët… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kthimi i ligjit për shtetësinë, Presidenca reagon për sportistët… –

14:58 | 26/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës nuk dekretoi ligjin e ri për dhënien e shtetësisë, duke e kthyer në Parlament për rishqyrtim, Presidenca sqaron se në pjesën për sportistët nuk kushtëzohet dhënia e provimit të Gjuhës Shqipe.

Presidenca thekson se autoriteti përgjegjës për trajtimin e aplikimeve për rastet e fitimit të shtetësisë për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit është Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme.

Në reagim thuhet se futbollistët e huaj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të veshur fanellën Kuq e Zi, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë pengesë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Njoftimi:

Pasi u njohëm me artikujt e botuar në disa portale shqiptare, me objekt kushtëzimin e marrjes së shtetësisë shqiptare për sportistët, me pretendimin se u kërkohet provimi i gjuhës shqipe, sqarojmë se informacioni është i pasaktë dhe i pabazuar në fakte apo argumente juridike.
Fitimi i shtetësisë shqiptare për rastet e veçanta, ku bëjnë pjesë edhe sportistët, rregullohet në nenin 9 të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, ku parashikohen kushtet që duhen përmbushur për fitimin e shtetësisë, të cilat janë:

1. Shtetasi i huaj të ketë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;
2.Shtetasi i huaj të mos përbëjë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Në ligjin e lartpërmendur dhe VKM-në nr. 205, datë 06.04.2022 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave të aplikimit, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit”, i ndryshuar me VKM-në nr. 478, datë 01.08.2023, nuk kushtëzohet dhënia e shtetësisë me provimin e gjuhës shqipe, sikurse pretendohet në artikujt e disa portaleve.
Autoriteti përgjegjës për trajtimin e aplikimeve për rastet e fitimit të shtetësisë për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit është Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme. Plotësimi i kritereve ligjore dhe dokumentacionit përkatës verifikohet nga kjo agjenci dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, e cila vlerëson kontributin e kërkuesve në fushën përkatëse dhe shprehet me vendim të arsyetuar nëse kërkuesi përbën interes për shtetin shqiptar.
Futbollistët shtetas të huaj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të veshur fanellën Kuq e Zi, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë pengesë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
Provimi i gjuhës shqipe nuk kërkohet dhe nuk është kriter ligjor për dhënien e shtetësise shqiptare.
Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se, që nga koha e marrjes së detyrës, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare me procedurë të përshpejtuar për 17 futbollistë, të cilët plotësonin kriteret e legjislacionit në fuqi.
Artikujt pa autorë tregojnë në mënyrë të qartë se, në rastin më të mirë, janë shkruar nga mosnjohës të fushës së ligjit, dhe, në rastin më të keq, me qëllim keqinformimin e opinionit publik.

Read more

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

Të Lidhura

nga 27
17:16 | 25/12/2025
0

Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar duke ua vënë flakën rezervuarve të...

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

nga 27
17:00 | 25/12/2025
0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize shtatëditore për shkak të furnizimit me energji elektrike për shkak të ndërprerjeve...

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

nga 27
16:46 | 25/12/2025
0

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të...

Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

nga 27
16:42 | 25/12/2025
0

Kompania ajrore kombëtare e Turkiye-s, Turkish Airlines, do t’ia transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e një Airbus A319‑115J, një avion i...

Para
Lajmi i fundit/ Dorian Duçka paraqitet në SPAK, ja për çfarë akuzohet –

Lajmi i fundit/ Dorian Duçka paraqitet në SPAK, ja për çfarë akuzohet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

17:16 | 25/12/2025
Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

17:00 | 25/12/2025
Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

16:46 | 25/12/2025
Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

16:42 | 25/12/2025
Shpërthim me lëndë plasëse bankës në Selanik –

16:32 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –
  • Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –
  • Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –
  • Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –
  • Shpërthim me lëndë plasëse bankës në Selanik –
  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –
  • Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com