Policia e Sarandës, ka arrestuar dy persona pasi u kapën duke vjedhur karburant në një kamion.
Blutë bëjnë me dije se, Edison Canaj, 31 vjeç, dhe Arben Tirana, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, u kapën në flagrancë pas vjedhjes së karburantit.
“Të dy këta shtetas, me mjetin e tyre tip ”Skoda”, në vendin e quajtur ”Katër Valltarët”, në Ksamil, kanë marrë (vjedhur), rreth 100 litra karburant nga një automjet autobot karburanti”, sqaron policia.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ” Vjedhje”.