Kryetarja Sako fton Nuri Ballën për fasadën e një shkolle, i xhiron 3.1 MLN euro pa garë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryetarja Sako fton Nuri Ballën për fasadën e një shkolle, i xhiron 3.1 MLN euro pa garë

13:58 | 02/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Nxënësit e Shkollës së Mesme në Manëz presin të rindërtohet shkolla, por Emiriana Sako bën pazar me biznesmenin Nuri Balla dhe nuk dihet se si do të shkojë zbatimi i projektit.

Bashkia Durrës ka zhvilluar tenderin me objekt  “Ndërtim i ri gjimnazi Manëz, Njësia Administrative Manëz”. Në dokument theksohet se punimet në këtë shkollë do të bëhen nga Programi i Rindërtimit.

Por duhet ta themi që po shpenzohen 3.1 milionë euro për riparimin e shkollës, e cila është në gjendje të mirë. Aktualisht kjo shkollë ka 11 klasa me 388 nxënës, ka nevojë për risovatim, lyerje, ndërrim të dyerve, të bankave, si dhe do të bëhet një shtesë e re që do të funksionojë si palestër. Dhe sipas stafit të Sakos, për rregullimin e fasadës dhe të 11 klasave brenda objektit nevojiten 3.1 milionë euro.

Read more

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës –

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës –

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla –

Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë –

Duke e krahasuar me shpenzimet e rindërtimit të shkollave të kësaj madhësie në Tiranë dhe në qytete të tjera, duket se fondi limit është fryrë nga komisioni i Sakos. Kur ta auditojë KLSH ndoshta mund ta marrim vesh me saktësi se si është përllogaritur ky fond dhe nëse është tej vlerës reale.

Pasi u konsultuam me specialistë të ndërtimit, gjetëm se me kaq para mund të ishte ndërtuar një shkollë nga e para, duke përfshirë palestrën dhe klasa shtesë për laboratorë!

Por, kryetarja Sako nuk e sheh në këtë këndvështrim. Etja për të përfituar dhe manipuluar tenderat nuk lë vend për logjikën ekonomike. Tenderi ka qëndruar i hapur për 20 ditë dhe është dorëzuar vetëm një ofertë. Bashkimi i operatorëve “DION-AL” & “ERGI”, me pronarë Elizabeta Nika dhe Nuri Balla qenkan të vetmit biznesmenë që mund ta merrnin përsipër këtë objekt! Të tjerët me siguri e kanë ditur se kush është fituesi dhe nuk janë afruar të humbin kohën me dokumentet e aplikimit.

Oferta është sa 100% e fondit limit dhe ndërkohë nuk kishte asnjë konkurrent tjetër përballë. Këto fakte duhet ta detyronin komisionin ta anulonte tenderin dhe ta riformulonte kërkesën. Megjithatë këto shkelje të ligjit të prokurimeve nuk e penguan kryetaren Sako që të shpallte menjëherë fituesin.

Open Data Albania ka ngritur për tenderin “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Kështu 3.1 milionë euro do të xhirohen tek llogaria Nuri Ballës, i cili është mësuar të favorizohet nga zyrtarët e tenderave. Ne kemi treguar më parë që Balla ka marrë para edhe nga torta e madhe e inceneratorit të Elbasanit. Në vitin 2022, Ballës i janë dhuruar 169 milionë lekë në tenderin që kishte si objekt për të siguruar automjetet që do të përdoren për shpërndarjen e mbetjeve brenda landfillit. Tenderin e zhvilloi “ECO ELB Sh.A”. Pjesëmarrës sipas dokumenteve ishte vetëm “ERGI” sh.p.k. që është shpallur edhe fitues.

Ky operator u zotua se do të siguronte mjetet që i duhen për transportin e mbetjeve të rënda, përfshirë dhe buldozerët për të shpërndarë mbetjet brenda landifllit. Kujtojmë se prej fundit të vitit 2021, Inceneratori i  Elbasanit u sekuestrua nga SPAK pas hetimeve për korrupsion me koncesionin. Por pazaret vazhdonin edhe më pas, ku ka përfituar Nuri Balla.

Gjithashtu, kjo kompani është denoncuar edhe nga vetë deputetët e mazhorancës për tenderin 65.3 milionë lekë për mirëmbajtjen e rrugës Fier Shegan-Divjakë.

“ERGI” në bashkëpunim me një tjetër firmë në kontratë, nuk e kanë mirëmbajtur asnjë ditë të vetme rrugën duke e lënë atë në gjendje të mjerueshme. Kontrata e fundit ka nisur ne Gusht 2022 dhe ka patur zero mirëmbajtje nga ky grup kompanish nën kontratë, sipas denoncimit publik.

Tenderi për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjakë + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strumë – Qafë Marinëz” u zhvillua në mars 2022. Në garë u paraqitën 5 oferta, por ARRSH shpalli fituese bashkimin e kompanive Ergi dhe BE-IS për vlerën 65.3 milionë lekë. Kontrata u lidh në gusht 2022 me afat 24 muaj. Kjo “punë” ka përfunduar në gusht të këtij viti, prandaj Balla i është përveshur projekteve të tjera.

Shpresojmë që kryetarja Sako dhe biznesmeni Balla të mos e zvarrisin rindërtimin dhe të mos e lënë pa bërë objektin, sepse nga ky moment nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë ku të zhvillojnë normalisht mësimin.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës –

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës –

nga 27
23:30 | 09/02/2026
0

Ndeshja e parë e javës së 24-të të Serie A pa Atalantën të mposhtte Cremonesen 2-1 në New Balance Arena, ku Krstović e theu barazimin...

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës –

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës –

nga 27
23:06 | 09/02/2026
0

Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë dy nga shtabet e tyre operacionale NATO me aleatët e tyre evropianë dhe në këmbim ata...

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla –

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla –

nga 27
22:38 | 09/02/2026
0

Është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla. Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve vetëm pak...

Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë –

Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë –

nga 27
22:32 | 09/02/2026
0

Edhe Albin Kurti ka dënuar ashpër kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për dënimin me nga 45 vite burg për...

Para
Emal Dredha i fal tenderin Rrok Gegës që çoi në burg Rexhe Byberin, 300 MLN lekë për vaditjen…kur Vlora përmbytej 

Emal Dredha i fal tenderin Rrok Gegës që çoi në burg Rexhe Byberin, 300 MLN lekë për vaditjen...kur Vlora përmbytej 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës –

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës –

23:30 | 09/02/2026
SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës –

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës –

23:06 | 09/02/2026
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla –

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla –

22:38 | 09/02/2026
Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë –

Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë –

22:32 | 09/02/2026
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa –

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa –

22:12 | 09/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës –
  • SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës –
  • Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla –
  • Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë –
  • Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa –
  • Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës –
  • SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com