Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë thirrje për të shpëtuar Tiranën nga betoni.
Përmes një postimi në facebook, Vasili ka ironizuar deklaratat e Erion Veliajt, që është “mish e thua” me Edi Ramën, duke shtuar se ky bashkim e ka bërë kryeqytetin një bunker betoni.
Postimi i plotë:
Betoni vazhdon pa u ndalur.
Dhe Betoni pa u ndalur do të vazhdojë, derisa dyshja do të ekzistojë.
Tiranës i vodhën gjelbërimin, fëmijëve parqet, pra qytetarëve të Tiranës jetën.
Shihini pamjet se si ka qenë Tirana dhe se si e shpërfytyruan vandalet e Betonit të rilindjes.
Këto pamje flasin vetë.
Të shpetojmë Tiranën!!!