Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Arta Marku, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është i pari mes tyre që pas marrjes së detyrës si Kryeprokurore.
Mësohet se takimi nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 45 minuta.
Pas takimit Ambasadorja e BE nuk është prononcuar për mediat pas takimit, por mësohet se në fokus të bisedës ka qenë Vettingu në Prokurori dhe hetimi i dosjeve të nxehta.
Ambasadorja Romana Vlahutin rikthehet në Prokurorinë e Përgjithshme pas rreth tre vitesh për shkak të përplasjeve me ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.
Që pas marrjes së detyrës së re, Arta Marku ka zhvilluar disa takime me ambasadorët e akredituar në Tiranë.