Sot, shënohet plot një javë rezistencë e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.
Këtë të mërkurë studentët kanë thirrur një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.
Studentët e Fakultetit te Shkencave Sociale kanë marshuar drejt 21 dhjetorit duke bllokuar për disa minuta trafikun, por më pas kanë vijuar drejt Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë patur dhe përkrahjen e qytetarëve dhe drejtuesve të makinave.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/2183546328585901/