Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur nga një takim me gjimnazistët e gjimnazit “Sami Frashëri” se qeveria e ka braktisur rininë.
Kryemadhi tha se maturantët janë sot të pa informuar, me mungesë të theksuar orientimi për procesin e maturës shtetërore që duhet të kalojnë.
Statusi i kryetares së LSI Monika Kryemadhi:
Sot u takova me të rinjtë energjik të Gjimnazit Sami Frashëri të Tiranës.
Qeveria i ka lënë pas dore të rinjtë duke i braktisur përballë një udhëkryqi të rrezikshëm për të ardhmen. Sidomos maturantët që janë sot të pa informuar, me mungesë të theksuar orientimi për procesin e maturës shtetërore që duhet të kalojnë.
Më bëri përshtypje diskutimi me Ajlën, e cila ndihej e dekurajuar për t’iu dedikuar mësimeve për shkak të kurrikulës mësimore që nuk nxit te të rinjtë analizën kritike dhe mendimin e lirë por metodën e mësimit mekanik.
Premtimet e pambajtura karshi rinisë e dekurajojnë atë që jo vetëm mos ta shohë të ardhmen në Shqipëri por edhe që të mos bëhet pjesë aktive e politikës. I tillë është premtimi i pambajtur i Rilindjes për dedikimin e 5% të GDP për buxhetin e arsimit. Ndërsa nuk kursehet as pak për taksat e shqiptarëve që shkojnë për konçesione drejt miqve të Rilindjes.
Ndaj dyfishimi i buxhetit për arsimin është prioritet kryesor për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rinia qëndron në themel të programit të LSI, pasi LSI është partia e të rinjve dhe ne besojmë se të rinjtë e duan dhe do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë tonë.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj ?