Prokuroria e Krujës ashtu sikundër kishte paralajmëruar, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krujës për lirimin nga burgu të anëtarit të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle Vendimi për lirimin nga burgut të Endrit Dokles, u dha nga gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë dhe e nxori në shërbim prove.
Ndërkohë që pritet që në vijim Prokuroria e Përgjithshme të mbajë një qëndrim në lidhje me këtë çështje.
Hoxha mësohet se ka dhënë edhe tre vendime të tjera për Doklen duke shtruar rrugën e lirimit nga qelia.