Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik pritet të mbërrijë këtë të enjte në Tiranë.
Ai do të zhvillojë takim me kreun e PD-së Lulzim Bashën si dhe me përfaqësues të forcave politike në Shqipëri për zgjidhjen e krizës politike.
Kostelancik është diplomat karriere. Më herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Deri pak muaj më parë ai ka qenë zëvendësambasador i ShBA në Hungari. Gjithashtu ka mbuluar në DASH marrëdhëniet me Rusinë.