Kriza energjetike, Maqedonia e Veriut në panik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza energjetike, Maqedonia e Veriut në panik

21:06 | 25/08/2022
në Uncategorized
0

Maqedoninë e Veriut e pret një dimër i vështirë për shkak të krizës energjetike. Ekspertët vlerësojnë se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike do të rrisë inflacionin dhe mund të detyrojë mbylljen e shumë bizneseve. Ndërkohë, qeveria që pritet të shpallë për të dytën herë gjatë vitit gjendjen e krizës energjetike, thotë se ekzistojnë kapacitetet prodhuese vendore për furnizim me energji elektrike deri në fund të vitit.

Ekspertët e çështjeve të energjisë thonë se kriza energjetike që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës dhe rajonin, do të ketë ndikime të theksuara tek konsumatorët në Maqedoninë e Veriut. Ata vlerësojnë se qeveria në Shkup duhet të sigurojë prodhimin e brendshëm të energjisë elektrike, çmimi i të cilës është shumë më i ulët se çmimi i blerjes nga jashtë.

Drejtori i Agjencisë energjetike të Maqedonisë së Veriut, “Resurset Energjetike Nacionale” Bajram Rexhepi tha për Zërin e Amerikës se ndikime negative nga kriza energjetike do të pësojnë në veçanti sektorët e transportit, industrisë dhe prodhimit.

Read more

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026 –

Ai thekson se ky vit mund të përfundojë me një inflacion dyshifror, si pasojë e problemeve energjetike.

“Me siguri se (inflacioni) do të jetë më i lartë se 10%, prandaj qeveria dhe të gjitha institucionet e rëndësishme po bëjnë përpjekje maksimale që të zbusin efektet e kësaj krize. Në njërën anë po punohet me intensitet të lartë që të kemi furnizim të rregullt me energji elektrike dhe me gaz natyror, dhe në anën tjetër që të optimizohet harxhimi dhe konsumi në të gjitha ato institucione ku është e mundur të ulen nivelet minimale”.

Sipas tij, vendi për momentin nuk ka probleme me furnizimin me gaz dhe aktualisht furnizmi bëhet me rreth 1.1 milion metër kub gaz në ditë dhe pjesa më e madhe shfrytëzohet nga Kombinati për prodhimin e energjisë elektrike TE-TO dhe pjesa tjetër për industrinë.

“Por gjithsesi nuk kemi siguri se nuk do vijmë tek një ndërprerje e menjëhershme nga ana e furnizuesve rajonalë, siç është Gazprom dhe ne po bëjmë përpjekje maksimale që të gjejmë edhe alternativa të tjera të furnizimit. Është jashtëzakonisht shumë e vështirë sidomos në pjesën bullgare pasi që Gazprom i ka rezervuar të gjitha kapacitetet ndërkufitare dhe ne jemi në bisedime intensive që të gjitha këto pengesa të kapërcehen dhe të krijojmë mundësi që edhe furnizuesit tjerë të kenë qasje në furnizimin e tregut”.

Por, shpallja e krizës energjetike pa dyshim do të çojë në shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe do të krijojë vështirësi jo vetëm tek konsumatorët familjarë por edhe te bizneset. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Drilon Iseni i tha Zërit të Amerikës se kriza energjetike është sfida kryesore me të cilën po përballen bizneset këtu.

“Shpenzimet për energjinë elektrike janë një prej kostove kryesore që bartin bizneset në përgjithësi, mirëpo tani me rritjen e çmimit të rrymës elektrike kjo shifër është duke marrë përmasa të mëdha brengosëse për bizneset dhe vë në rrezik funksionimin e shumë kompanive këtu në Maqedoninë e Veriut, sidomos të atyre prodhuese”.

Në veçanti rreziku u kanoset kompanive në prodhim, të cilat fitimin e kanë të ulët ndërsa punësojnë një numër të madh njerëzish.

“Kosotoja e energjisë elektrike deri para muajit korrik ka qenë dikund deri në 2% të shpenzimeve të përgjithshme operative, ndërsa sot ato paraqesin rreth 7% deri në 10% që është një rritje e madhe. Faturat e firmave janë nga dy deri në pesë herë më të larta”.

Për këtë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veripërëndimore dhe Dhomat tjera Ekonomike në vend po ngrenë shqetësimet e tyre para qeverisë, të cilës i kërkojnë që masat të jenë më të buta.

Drilon Iseni thotë se shumë biznese të vogla do të detyrohen të mbyllen, madje disa janë në prag të falimentimit. Ai vlerëson se qeveria duhet të heqë tatimin e vlerës së shtuar nga faturat e energjisë elektrike për bizneset dhe të përshpejtojë procedurat administrative për instalimin e paneleve diellore apo fotovoltaikëve në mënyrë që kompanitë të mund ta prodhojnë vetë energjinë elektrike për nevojat e tyre.

“Jo rastësisht si komunitet i biznesit themi se nëse qeveria nuk është në gjendje të bëjë më tepër në këtë fazë është mirë që mjetet e parashikuara për investimet kapitale që arrijnë një vlerë prej 600 milionë eurosh t’i ridrejtojë në sektorët energjetikë që sa më shumë t’i shfrytëzojmë mjetet dhe të krijojmë kapacitete të reja prodhuese”.

Ekspertët janë pesimistë në lidhje me mundësinë e një furnizimi pandërprerje me energji elektrike, ndërsa autoritetet thonë se nuk do të ketë ndërprerje të rrymës gjatë dimirit./VOA

Etiketa: Kriza energjetikepanikRMV

Të Lidhura

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

nga 27
08:19 | 17/03/2026
0

Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:17 | 17/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:07 | 17/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026 –

nga 27
07:49 | 17/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e...

Para
Amarildo Vraja dorëzohet lehtë, kundërshtari e hedh në tapet për pak sekonda

Amarildo Vraja dorëzohet lehtë, kundërshtari e hedh në tapet për pak sekonda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

08:19 | 17/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:17 | 17/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:07 | 17/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026 –

07:49 | 17/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për sot, 17 mars 2026 –

07:42 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –
  • Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026 –
  • Horoskopi për sot, 17 mars 2026 –
  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –
  • Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com