Kriza e energjisë/ Paralajmërimi i ekspertit: Fatura e importit mund të arrijë 1 mld euro, dimri do jetë më i vështirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza e energjisë/ Paralajmërimi i ekspertit: Fatura e importit mund të arrijë 1 mld euro, dimri do jetë më i vështirë

16:00 | 29/08/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës, edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk ka të ndalur.

Sot një megavat në bursën e ndërkombëtare HUPX kushton mesatarisht 731.05 euro, nga 501.71 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit të kaluar. Ndërsa në raport me 29 gushtin e vitit të kaluar rritja e çmimit për megavat është rritur me 8 herë, pasi vjet një megavat kushtonte 90.46 euro.

Këto çmime sipas ekspertit të energjisë Lorenc Gordani do të jenë edhe të rrezikshme gjatë dimrit, ku në skenarin më të keq fatura e energjisë të arrijë deri në 1 miliardë euro.

Read more

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Shkelje të rënda higjienike! –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

“Këto çmime do të thonë që një sasi sado e vogël e energjisë që blihet në bursë, do të kushtojë sa 7 apo 10 herë që blihej më parë në bursë. Çmimet mesatare janë 730 euro, por më herët kanë qenë nën 100 euro, kjo është një barrë e madhe për kompaninë KESH. Projeksionet janë që deri më tani fatura energjisë minimalisht këtë vit të arrijë në 600 euro. Ne kemi importuar 200 milionë euro vjet, por asnjëherë nuk është kapërcyer në 600 milionë euro. Ndërsa skenari më i keq nuk dihet, por duhet të përgatitemi për skenarin më të keq, që mund të arrijë deri në 1 miliardë euro, por varet se sa fuqi ka edhe buxheti i shtetit për të importuar dhe mund të kemi edhe ndërprerje energjie. Dimri do të jetë akoma edhe më i vështirë, madje një situatë më e jashtëzakonshme”, shprehet Gordani.

Ndërsa KESH i cili deri më tani ka shpenzuar pothuajse 260 milionë euro për të importuar energji, vetëm këtë muaj ka anuluar 4 ankande për shkak të çmimeve stratosferike.

“Kaskada po mundohet të bëjë menaxhim por nuk i ka ato mundësi që të bëjë më shumë, por duhet të funksiononte bursa, pasi ne nuk marrim pjesë në asnjë bursë direk. Prandaj dhe faturën e importit e kemi më të lartë. Duhet të nisë kursimi i energjisë por reduktimi i energjisë nuk mund të arrihet nga facebook, sepse në realitet nuk ka efekt”, pohon eksperti.

Sipas Gordanit fasha nuk do të sjellë shumë efekt, ndërkohë sugjeron nisjen e kursimit fillimisht nga autoritetet publike.

“Vendosja e fashës është një masë që s’do të sjellë një efekt të jashtëzakonshëm pasi do të hapë një sërë problematikash. Vendet e BE kanë nisur të vendosin kursime tek autoritetet publike, kurse në Shqipëri autoritetet publike këtu po e rrisin faturën si ujësjellësit. Fasha nuk është zgjidhje nuk mund të jetë efektive, por ndoshta do të na ndërgjegjësonte disi”, tha Gordani.

Teksa e konsideron situatën në Kosovë si kambanë alarmi për shkak se ka nisur ndërprerjet e energjisë si pasojë e krizës, Gordani thotë se ndërprerje mund të ketë edhe në Shqipëri pasi mënyrat për të përballuar situatën janë vetëm tre.

“Injektim për të blerë energji por do të rëndojë faturën e KESH, së dyti është investimi në kursim energjie por kërkon shumë investim dhe së treti është situata e jashtëzakonshme ndërprerja e energjisë”, tha Gordani.

Gordani solli në vëmendje edhe paralajmërimin e Belgjikës që flet për një situatë kritike energjetike deri në 10 vite për shkak të ndikimit të luftës.

“Belgjika ka paralajmëruar që kriza energjia do të jetë deri 10 vite, dhe mund të jetë shkatërrues për buxhetet. Pra buxheti i shtetit do të jetë i detyruar që të injektojë më shumë buxhete. Vendet nuk po arrijnë të garantojnë rezerva për gazin natyror për dimrin, dhe është shkaktuar edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike”, tha ai.

Një ditë më parë, pasi ministrja e Energjisë e Belgjikës ka paralajmëruar se vendet e BE-së do të përballen me “pesë deri në dhjetë dimra të tmerrshëm” nëse nuk merren masa për të ulur çmimet e gazit natyror. Ministrja Tinne Van der Straeten shkruan në Tuitter se energjia po prodhohet me çmim shumë më të ulët se çmimi me të cilin shitet.

“Nuk ka më asnjë lidhje midis kostos së prodhimit dhe çmimit të shitjes. Ky sistem evropian i formimit të çmimit të energjisë elektrike duhet të rishikohet. Pesë deri në dhjetë dimrat e ardhshëm do të jenë të tmerrshëm nëse nuk bëjmë asgjë,”, shkruan ministrja.

Në kuadër të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, vendet e BE kanë shkurtuar importet e gazit rus, dhe nga ana tjetër edhe vetë Rusia i ka kufizuar furnizimet e për pasojë ka vijuar rritja e energjisë.

Etiketa: energjiKryesore1

Të Lidhura

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

nga 27
17:39 | 17/03/2026
0

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

nga 27
16:53 | 17/03/2026
0

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është dërguar zyrtarisht për gjykim, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera....

Shkelje të rënda higjienike! –

Shkelje të rënda higjienike! –

nga 27
15:55 | 17/03/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të...

Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

nga 27
15:17 | 17/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Grekan të Elbasanit, ku një person ka humbur jetën...

Para
Zjarr në Berat, digjen dhjetëra hektarë me ullinj, ja çfarë ndodhi

Zjarr në Berat, digjen dhjetëra hektarë me ullinj, ja çfarë ndodhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

17:39 | 17/03/2026
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

16:53 | 17/03/2026
Shkelje të rënda higjienike! –

Shkelje të rënda higjienike! –

15:55 | 17/03/2026
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

15:17 | 17/03/2026
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

14:55 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –
  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –
  • Shkelje të rënda higjienike! –
  • E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –
  • 24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –
  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com