Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zheje të Kurbinit, ku vjehrri ka vrarë me mjete të forta nusen e djalit të tij.
Mësohet se viktima është shtetasja Vera Tota, 41 vjeç, e cila është gjetur në banesë e vdekur me shenja të theksuara dëmtimesh në trup nga mjete të forta (levë).
Nga hetimet paraprake, policia dyshon se autori i vrasjes është vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç, banues në Zhejë-Kurbin. Ky i fundit është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit të dyshuar dhe viktimës ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.