Krim me koncesion – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krim me koncesion

16:36 | 22/04/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Teorikisht, reforma në drejtësi duhej të ishte ura që bashkonte dy brigje larg njëri­-tjetrës siç janë pozita dhe opozita në Shqipëri. Mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë – dhe kjo është një shifër e diskutueshme në fakt, sepse duhet të jetë realisht edhe më e madhe – nuk besojnë në sistemin e drejtësisë. Po në të njëjtin nivel shifrash është dhe numri i qytetarëve shqiptarë që duan ta ndryshojnë atë sistem.

Teorikisht, politika si zëdhënëse e këtij vullneti, e majtë apo e djathtë, si refleks dhe për refleks ndaj këtij vullneti, do të duhej të gjente tek reforma në drejtësi një pikë të shëndetshme kontakti. Ajo do të duhej të ishte ura që i bashkonte, tryeza që i ulte dhe debati që i bënte bashkë. Por teoria dhe praktika në Tiranë janë mjaft larg njëra-tjetrës. Janë përjashtuese dhe kundërshtuese.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Gjithë java e nxehtë që u la pas dhe kulmimi i saj me të enjten dhe të premten e njëpasnjëshme të kësaj jave, i distancuan dhe më tej palët. Arrestimi i Shullazit, një prej emrave domethënës të kronikës së zezë, fillimisht nën akuzë për kërcënim të dy profesorëve në zgjedhjet universitare, pastaj akuzat reciproke politike për t’i lënë atij në dorë njërin apo tjetrin flamur partiak dhe debati për armëmbajtjen e shqiptarëve mes ish­kryeministrit dhe kryeministrit aktual, e kanë ngritur në kulm tensionin në vend. Dhe aty ku zërat janë të lartë, argumentet dhe logjika e ftohtë, nuk gjejnë më veshë për t’u dëgjuar. Kur gjëmojnë këmbanat, këmbana e vërtetë ngjan si zile.

Duhet të kalojnë minimalisht disa kohë dhe duhen shpenzuar shumë më shumë energji për t’u rikthyer sërish në pikën ku ishin marrëdhëniet politike mes palëve në javën e kaluar. Dhe jo vetëm për refomën në drejtësi, por për gjithë jetën normale të një shoqërie, e cila është e zënë në kurth nga mallkimi i një lufte politike pa paqe. Sepse ky është tensioni që nga maja e piramidës zbret e depërton në çdo segment të shoqërisë. Që nga ajo që prodhon pushtet të çfarë do lloji e deri tek ajo pjesë që konsumon pushtet të çfarë do lloji. Qoftë pushtetin e votuar me kravatë në qafë, qoftë pushtetin me pistoletë pa leje në rripin e pasmë të pantallonave. Qoftë dhe pushtetin e njëkohshëm me kravatë në qafë dhe pistoletë në pasbrez.

Është folur pafund për lidhjet e politikës me krimin. Eshtë folur për krim blu apo krim rozë. Eshtë folur për krim që jepet me qera sa djathtas dhe sa majtas. Në fakt krimi është vetëm i zi; në të vërtetë nuk është pushteti ai që përdor krimin dhe e merr atë me qera, por është e kundërta: është krimi që përdor pushtetin duke marrë me koncesion segmente domethënës të tij. Pavarësisht ngjyrës.

Pavarësisht emrave. Duke shembur edhe urat që mund të bashkonin brigje larg njëri­tjetrit siç janë pozita dhe opozita në Shqipëri. Dhe duke e bërë mundësinë për drejtësi në Shqipëri, një ëndërr të qytetarëve që e kërkojnë në shumicë dërmuese, por nuk e marrin dot, që e meritojnë prej vitesh, por jua jep kush. Dhe ëndrrat shpesh janë si shpresat; zhgënjehen me zgjimin në mëngjes.

/javanews.al/

Etiketa: këmbanatkravatëkundërshtueseLorenc Vangjelipasbrezpërjashtuesepistoletëqafëzile

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Parlamenti - tempulli i demokracisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com