Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, pas deklaratës për hapjen e akademisë së barinjve, ka bërë të ditur një tjetër iniciativë në këtë sektor të blektorisë.
Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se do të mbështesin stanet me infrastrukturëne nevjshme, përfshirë edhe anele diellore.
“Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla,” deklaroi ministrja.