Drejtuesi i sapo emëruar në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror rezulton të ketë 2 emra.
Helidon Bendo veç këtij emri në formularin e vetëdeklarimit ka edhe emrin e dytë Johan Bendo.
Helidon Bendo ka mbajtur deryrën e zv/drejtorit të SHISH, i emëruar në prill të vitit 2016 me dekret të ish-presidentit Bujar Nishani.
Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.
Bendo u emërua sot në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror pas dhënies së dorëheqjes nga Visho Ajazi Lika.