Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti ndodhet sot për vizitë në Tiranë.
Ai po zhvillon një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ka njoftuar se gjatë ditës do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat rreth orës 11:30.
Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve për hetimin e çështjeve të përbashkëta. Shqipëria dhe Italia kanë kryer disa aksione të përbashkëta sidomos kundër trafikut të kanabisit.