KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare, Komisionerja kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare, Komisionerja kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri –

18:25 | 23/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj prokurores së Tiranës Mariola Mërtiri, gjatë të cilave Komisionerja Publike Irena Nino dhe subjekti u qëndruan parashtrimeve.

Komisionerja kërkoi shkarkimin e Mërtirit duke paraqitur një sërë argumentesh në të tre kriteret e rivlerësimit, përfshi lidhjen e prokurores dhe bashkëshortit të saj me personat e shpallur në kërkim dhe të dënuar në Gjykatën e Posaçme për atë që njihet si afera e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.

Komisionerja ndër të tjera arsyeton se Mërtiri gjendet në konflikt interesi, ka probleme të pasurisë dhe ka kontakte të papërshtatshme.

Nga ana e saj Mërtiri i kundërshtoi argumentet e Komisioneres, pretendoi se provat e sjella ishin tendencioze dhe arsyetoi se ndjekja penale dhe më pas dënimi i dy personave kishte ndodhur pas plotësimit prej saj të formularit të dekriminalizimit.

Mërtiri këmbënguli se disa prej gjetjeve dilnin jashtë kompetencave të Komisionerit dhe se pretendimet e ngritura ndaj saj ishin në shkelje të Kushtetutës. Ajo pretendoi se vjehrri dhe kunati po trajtoheshin në procesi si të ishin persona të lidhur me të. Këmbënguli se kredia e butë për shtëpi ishte e ligjshme dhe se nuk ishte në konflikt interesi.

Mariola Mërtiri u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumicë votash më 21 dhjetor 2022. Relatori i çështjes, Roland Ilia dhe anëtarja Pamela Qirko arritën në konkluzionin se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se Mërtiri kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. Në pakicë, kryesuesja e trupës Etleda Çiftja arsyetoi se, ndërsa veç e veç problemet e gjetura nuk ishin të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin, të marra së bashku ato çonin në shkarkimin e Mërtirit, me argumentin se “subjekti i rivlerësimit dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut”.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kërkuan rihetim të subjektit dhe gjetjet e tyre ishin elementët kyçë në seancën publike që u zhvillua KPK. Në rekomandim, vëzhguesit evidentuan se shumica në KPK dështoi të kryente hetim të plotë dhe po ashtu edhe të arsyetojë apo argumentojë vendimin e saj për të konfirmuar Mërtirin. Bazuar në këtë rekomandim, Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim në Kolegj duke kërkuar shkarkimin e Mërtirit.

Pasi dëgjoi palët, trupa e kryesuar nga Ina Rama, me anëtar Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, u tërhoq për vendim, i cili do të shpallet më 29 janar. /Reporter.al/

Read more

Nuk kam fshehur pasurinë –

Rama përdori shumicën parlamentare –

Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin –

Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit –

Të Lidhura

Nuk kam fshehur pasurinë –

Nuk kam fshehur pasurinë –

nga 27
15:02 | 12/03/2026
0

Sot po mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve. Meta i cili është nën akuzë...

Rama përdori shumicën parlamentare –

Rama përdori shumicën parlamentare –

nga 27
14:30 | 12/03/2026
0

Rrëzimi i kërkesë së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja. Agjencia...

Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin –

Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin –

nga 27
14:02 | 12/03/2026
0

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit...

Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit –

Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit –

nga 27
13:44 | 12/03/2026
0

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pasi PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut....

Para
Ja çfarë nuk shkon në deklaratat e Berishës –

Ja çfarë nuk shkon në deklaratat e Berishës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk kam fshehur pasurinë –

Nuk kam fshehur pasurinë –

15:02 | 12/03/2026
Rama përdori shumicën parlamentare –

Rama përdori shumicën parlamentare –

14:30 | 12/03/2026
Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin –

Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin –

14:02 | 12/03/2026
Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit –

Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit –

13:44 | 12/03/2026
SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit –

13:20 | 12/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk kam fshehur pasurinë –
  • Rama përdori shumicën parlamentare –
  • Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin –
  • Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit –
  • SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit –
  • Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk kam fshehur pasurinë –
  • Rama përdori shumicën parlamentare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com