Kosova akuzon Serbinë për plane aneksimi, Beogradi e mohon – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova akuzon Serbinë për plane aneksimi, Beogradi e mohon –

07:56 | 06/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të enjten Serbinë për përpjekje të aneksimit të veriut të Kosovës në një plan “të stilit të Krimesë”, siç veproi presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2014, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia nuk kishte asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon.

Tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon dhe bënë që NATO-ja të vendos shtimin e forcave paqeruajtëse në terren.

Çështja u diskutua përgjatë punimeve të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës. Presidentja Osmani i cilësoi veprimet e Serbisë si “të dala nga libri i (Vladimir) Putinit i vitit 2014”.

“Edhe gati 25 vjet pas luftës (në Kosovë), e njëjta mendësi ekziston në Serbi, e cila është të rrëmbejë territore të të tjerëve”, theksoi ajo, duke bërë thirrje për garanci sigurie si dhe sanksione ndaj Serbisë pas “aktit të saj të agresionit”.

“Të gjithë duhet të punojmë së bashku për të përmbajtur, sanksionuar dhe për të penguar Serbinë që të kryej agresionin e ardhshëm kundër Kosovës, si dhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha presidentja Osmani.

Serbia ka mohuar akuzat e Kosovës se ka trajnuar dhe mbështetur grupin që kreu sulmin e 24 shtatorit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, mohoi sërish të enjten pohimet se Serbia ka grumbulluar forca shtesë të ushtrisë në kufirin me Kosovën, ndërsa konfirmoi se ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe ai i Bashkimit Evropian Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç për të parë nga afër situatën në kufirin ndërmjet të dyja vendeve.

“Ne jemi vendi që do të ruajmë paqen dhe qetësinë dhe unë jam i sigurt për këtë”, tha presidenti serb në Granada.

Përgjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian, nuk pati ndonjë takim ndërmjet udhëheqësve të të dyja vendeve.

“Unë as nuk kam biseduar me Prishtinën, ata as nuk duan të flasin”, u tha gazetarëve presidenti serb Vuçiç.

Presidentja Osmani tha më herët gjatë ditës se nuk është e gatshme për takim me presidentin serb, pa u sanksionuar fillimisht Serbia për sulmin e 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës.

Në mbrëmje ajo tha se tashmë ka një situatë të re dhe dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nuk është më “një punë e zakonshme”.

“Thjesht nuk mund të vazhdojmë të flasim vetëm për çështjet teknike apo planet e renditjes së zbatimit të marrëveshjes, kur neni një i propozimit gjermano-francez që u bë propozim i Bashkimit Evropian u shkel rëndë nga Serbia”, tha ajo.

Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërmjetësoi në muajin shkurt në Bruksel dhe më pas në muajin mars në Ohër, një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve.

Marrëveshja nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë por kërkon mes tjerash marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe parasheh përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Asnjë hap me peshë nuk është hedhur deri tani për përmbushjen e saj, ndërsa vëzhguesit thonë se sulmi i 24 shtatorit mund të ketë dëmtuar rëndë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve./VOA

Read more

Mashtroi aksionerët për përfitimin e mbi 1 mln eurove/ Apeli liron nga masa e arrestit Elisabeta Dostin –

Onkologjiku në gjendje të mjeruar, Rama vijon shown dhe premton “IA” në shëndetësi –

Qeveria nuk bie me një protestë, PD tani doli nga përgjumja –

Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet –

Të Lidhura

nga 27
16:51 | 24/12/2025
0

Gjykata e Apelit ka liruar nga arresti i shtëpisë përkundrejt garancisë pasurore, biznesmenen Elisabeta Dosti. Dosti u dënua nga Gjykata me...

Onkologjiku në gjendje të mjeruar, Rama vijon shown dhe premton “IA” në shëndetësi –

Onkologjiku në gjendje të mjeruar, Rama vijon shown dhe premton “IA” në shëndetësi –

nga 27
16:43 | 24/12/2025
0

Ndërsa spitali Onkologjik vijon të denoncohet për kushte të rënda, mungesë barnash dhe shërbime të papërshtatshme për trajtimin e kancerit,...

Qeveria nuk bie me një protestë, PD tani doli nga përgjumja –

Qeveria nuk bie me një protestë, PD tani doli nga përgjumja –

nga 27
16:35 | 24/12/2025
0

Qeveria s’mund të bjerë më një protestë, është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Kështu ka deklaruar anëtari...

Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet –

nga 27
16:27 | 24/12/2025
0

Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 6 Tetor 2023 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mashtroi aksionerët për përfitimin e mbi 1 mln eurove/ Apeli liron nga masa e arrestit Elisabeta Dostin –

Mashtroi aksionerët për përfitimin e mbi 1 mln eurove/ Apeli liron nga masa e arrestit Elisabeta Dostin –

16:51 | 24/12/2025
Onkologjiku në gjendje të mjeruar, Rama vijon shown dhe premton “IA” në shëndetësi –

Onkologjiku në gjendje të mjeruar, Rama vijon shown dhe premton “IA” në shëndetësi –

16:43 | 24/12/2025
Qeveria nuk bie me një protestë, PD tani doli nga përgjumja –

Qeveria nuk bie me një protestë, PD tani doli nga përgjumja –

16:35 | 24/12/2025

Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet –

16:27 | 24/12/2025
Sajim i pastër mediatik, nuk ka asnjë vendim –

16:11 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mashtroi aksionerët për përfitimin e mbi 1 mln eurove/ Apeli liron nga masa e arrestit Elisabeta Dostin –
  • Onkologjiku në gjendje të mjeruar, Rama vijon shown dhe premton “IA” në shëndetësi –
  • Qeveria nuk bie me një protestë, PD tani doli nga përgjumja –
  • Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet –
  • Sajim i pastër mediatik, nuk ka asnjë vendim –
  • Qeveria dështon, Shqipëria në kolaps energjetik, rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mashtroi aksionerët për përfitimin e mbi 1 mln eurove/ Apeli liron nga masa e arrestit Elisabeta Dostin –
  • Onkologjiku në gjendje të mjeruar, Rama vijon shown dhe premton “IA” në shëndetësi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com