Të tjera detaje janë zbuluar nga kontrollet e ushtruara këtë të premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për Belinda Ballukun.
Burime për mediat bëjnë me dije se pjesë e kontrolleve ka qenë edhe biznesmeniRrok Gjoka, fitues i disa projekteve infrastrukturore në vend, ndërsa është marrë në pyetje edhe drejtoresha e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku.
Gjithashtu, sipas raportimeve kontrollet e SPAK janë përqendruar në 3-4 kompani të cilat kanë marrë shumicën e tenderave të Ministrisë së drejtuar prej Ballukut, mes të cilave edhe kompani që kanë marrë koncensione me vlerë miliona euro.
Deri tani, nuk ka konfirmime për masa sigurie apo arrestime lidhur me këto kontrolle.
Numri dy i qeverisë Rama, akuzohet për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe për dosjen e Unazës së Madhe. Ajo është marrë e pandehur nga SPAK më 31 tetor të këtij viti, ndërsa pak ditë më parë Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.









