Kontributi i shtetit në ekonomi shënoi nivele negative në 3-mujorin e parë, ja arsyet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kontributi i shtetit në ekonomi shënoi nivele negative në 3-mujorin e parë, ja arsyet

07:15 | 04/07/2022
në Kryesore
0

Edhe pse numri i punonjësve në administratën publike ka shënuar zgjerim në tremujorin e parë të vitit dhe qeveria ka miratuar buxhetin më të madh historik në vitin 2022, kontributi i sektorit publik në ekonomi erdhi më rënie në tremujorin e parë të vitit.

Sektori publik nëpërmjet mjeteve të punësimit, investimeve, është një kontribuues i madh në ekonominë e vendit, sektori i katërt më i rëndësishëm.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë, sektori publik shënoi tkurrje me -1,29 % duke kontribuar negativisht në rritjen ekonomike të vendit.

Read more

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

Sfidoj kryeministrin ta mohojë –

Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA –

Rënia erdhi për arsye se, vitin e kaluar për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të prillit administrata publike shënoi një ekspansion të fortë në ekonomi nëpërmjet rritjes së punësimit dhe investimeve publike dhe shpenzimeve të tjera buxhetore.

Në tremujorin e parë 2021, sektori publik u rrit me 7.5 % ndërsa në tremujorin e dytë 2021 për shkak të zgjedhjeve sektori publik u zgjerua me 16.8%. Për shkak të ritmeve të larta jo të zakonta të rritjes së vitit të kaluar, në tremujorin e parë 2022 sektori publik u përball me rënie në tremujorin e parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2022 shpenzimet e përgjithshme buxhetore pësuan rënie me 0.5% në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2021. Qeveria po tregohet e kujdesshme në shpenzimet buxhetore pasi për të njëjtën periudhe ka akumuluar suficit buxhetor 21 miliardë lekë, një rekord historik.

Shtresat më të varfra në vend (rreth një e katërta ) e popullsisë po përballet me rritje të papërballueshme të kostove të jetës si rrjedhojë e rritjes së larta të mallrave të shportës. Qeveritë kudo në botë janë duke ofruar paketa ndihmë ndaj tyre për zbutur efektet e krizës.

Sakaq punësimi në shtet po zgjerohet me shpejtësi. Të dhënat e INSTAT që referojnë burimet Administrative te Punësimit (punonjësit me sigurime) tregojnë se, në tremujorin e parë 2022 personat e punësuar në sektorin shtetëror që paguan sigurime arritën në 184,205 ose (+0.3%) 627 persona më shumë se në fund të vitit.

Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.

Administrata publike është sektori i tretë më i madh ekonomik. Sektori përfshin mbrojtjen, arsimin, shërbimet sociale dhe administratën tjetër publike, dhe mesatarisht përbën 17% të aktivitetit ekonomik./MONITOR

 

Etiketa: ekomnomi

Të Lidhura

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

nga 27
20:05 | 17/03/2026
0

Ditën e djeshme, Evi Kokalari shpalli kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e 23 majit përballë Sali Berishës, por postin...

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

nga 27
19:49 | 17/03/2026
0

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të marte në kodrën e fshatit Somotinë, në njësinë administrative Proptisht të...

Sfidoj kryeministrin ta mohojë –

Sfidoj kryeministrin ta mohojë –

nga 27
19:31 | 17/03/2026
0

Adriatik Lapaj mendon se rezistenca e tij tre mujore në bulevard ka dhënë një kontribut jo vetëm në riformatimin e...

Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA –

Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA –

nga 27
19:03 | 17/03/2026
0

Një zyrtar i lartë i sigurisë në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen të martën për...

Para
Interesante/ Ja çfarë ndodh me trupin nëse ndalojmë së piri kafe

Mos e anashkaloni, ky është gabimi që bëni kur pini kafe në mëngjes

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

20:05 | 17/03/2026
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

19:49 | 17/03/2026
Sfidoj kryeministrin ta mohojë –

Sfidoj kryeministrin ta mohojë –

19:31 | 17/03/2026
Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA –

Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA –

19:03 | 17/03/2026
Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

17:39 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –
  • Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –
  • Sfidoj kryeministrin ta mohojë –
  • Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA –
  • Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –
  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –
  • Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com