Arlind Boshku është një nga dy mbështetësit e Ervin Salianjit që u përjashtuan nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, me anë të një vendimi të firmosur nga Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Boshku shfrytëzon situatën për të thënë se “ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren”.
Boshku, ka një përgjigje edhe për Nokën, të cilin e quan lepurush. Demokrati shprehet se “është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion sic Nul Moka kërkon”.
Postimi i plotë i Arlind Boshkut:
Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike.
Kemi qenë aty në çdo betejë: anëtarë komisionesh, pjesë e çdo fushate, drejtues seksionesh e grupseksionesh, nën kryetar dege dhe sot sekretar dege.
Gjithmonë me një parim: pa kërkuar asgjë në këmbim dhe luftë me shpenzimet tona.
Por e vërteta duhet thënë.
Ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren.
Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së.
Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin.
E vërteta është tjetër.
Prej muajsh kemi kërkuar reflektim për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e rregullave të qarta për meritokracinë dhe promovimin brenda partisë.
Kemi kërkuar diçka elementare: që anëtarët të vendosin për lidershipin, jo lidershipi të përzgjedhë anëtarët sipas interesit për të mbajtur peng partinë.
Shpifjet se ne nuk jemi më me PD janë qesharake.
Ne kemi qenë dhe jemi në terren, në fushatë, dhe në çdo përballje politike.
Ajo që nuk pranojmë është heshtja përballë dështimit dhe abuzimit.
Për më tepër, është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion sic Nul Moka kërkon.
Partia nuk mund të trajtohet si biznes privat dhe as si mjet për luksin e disa individëve. Ne nuk do paguajme dhe veshjet miliona lek apo luksin e shfrenuar te drejtuesve te opozites qe duhet te kishin kulmin e modestise per shkak te varferise qe kane demokratet te cilet per shkak te gabimeve te ketyre kane 13 vjet ne Opozite!
Partia Demokratike është e demokratëve, jo e një grupi që kërkon ta mbajë të uzurpuar.
Investim tim në PD nuk e heq dot askush as ti o Nul Lepurush.

Boshku ne takimin me Salianjin
gijotina.com/










