Kongresi dështon të bllokojë përpjekjet për shkarkimin e McCarthy – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi dështon të bllokojë përpjekjet për shkarkimin e McCarthy –

22:28 | 03/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për të lejuar një sfidë ndaj kryetarit republikan Kevin McCarthy, që vjen nga radhët e partisë së tij.

Ligjvënësit pritet të votojnë tashmë për mocionin e paraqitur të hënën nga ligjvënësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Matt Gaetz, i cili kërkon shkartimin e zotit McCarthy nga detyra.

Deri tani asnjë kryetar i Dhomës nuk është hequr nga posti.

“Po t’i numëroja rastet se sa herë dikush ka dashur të më shkarkojë, do isha larguar shumë kohë më parë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve të martën në mëngjes.

Republikani i vijës së ashpër, Matt Gaetz, që përfaqëson një distrikt të Floridës, ka kërcënuar për muaj të tërë se do të përdorë një taktikë proceduriale, në përpjekje për të larguar zotin McCarthy nga detyra e kryetarit.

Kërcënimet u përshkallëzuan gjatë fundjavës pasi zoti McCarthy u mbështet tek votat e demokratëve, për të kaluar një masë ligjore atafshkurtër që siguron vazhdimin e financimit të qeverisë duke shmangur mbylljen e saj.

Gjatë një fjalimi përpara Dhomës së Përfaqësuesve, zoti Gaetz i kërkoi kryetarit McCarthy që të zbardhte detajet e asaj që ai e cilësoi marrëveshje të tij me Shtëpinë e Bardhë.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se për kë punon tashmë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe ajo nuk është Partia Republikane”, tha zoti Gaetz në fjalimin e tij, disa orë përpara se të dorëzonte rezolutën.

Mocioni për shkarkim është një mjet i rrallë dhe i fortë procedural që është përdorur vetëm dy herë gjatë shekullit të kaluar kundër kryetarëve republikanë. Por vitet e fundit, konservatorët e kanë përdorur mocionin si një armë kundër udhëheqësve të tyre.

Në janar, zoti McCarthy, duke shpresuar të qetësonte disa ligjvënës republikanë të vijës së ashpër, ra dakord për një masë që u jep të drejtë pesë ligjvënësve të djathtë që të hapin procedurat për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit nëse zgjidhej. Për të siguruar votat e republikanëve për të marrë postin e kryetarit pas disa votimeve, zoti McCarthy ra dakord që mjaftonte mocioni nga një republikan për të nisur procedurat e shkarkimit.

Për largimin nga detyra të zotit McCarthy nevojitet një shumicë e thjeshtë e Dhomës së Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh. Republikanët e kontrollojnë atë me një shumicë prej 221 ligjvënësish, kundrejt 212 që kanë demokratët e opozitës. Humbja e më shumë se 6 votave në rradhët e republikanëve do t’i rrezikonte zotit Mccarthy postin. /VOA/

Read more

Mes lutjesh dhe dritës së shpresës, kremtohen me ceremoni Pashkët në mesnatë –

Ivanka Trump mbërrin në Shqipëri, ndalesë në Dhërmi për drekë me Ramën –

Nuk pranojnë kushtet tona –

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet sot për shenjat e zodiakut –

Të Lidhura

nga 27
09:02 | 12/04/2026
0

Mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar festën e Pashkëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, qytet i cili ka krijuar...

Ivanka Trump mbërrin në Shqipëri, ndalesë në Dhërmi për drekë me Ramën –

Ivanka Trump mbërrin në Shqipëri, ndalesë në Dhërmi për drekë me Ramën –

nga 27
08:46 | 12/04/2026
0

Ivanka Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes në vilat...

Nuk pranojnë kushtet tona –

Nuk pranojnë kushtet tona –

nga 27
08:32 | 12/04/2026
0

Zëvendëspresidenti JD Vance thotë se SHBA-të dhe Irani nuk kanë arritur një marrëveshje pas bisedimeve për paqe në Islamabad, Pakistan....

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet sot për shenjat e zodiakut –

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet sot për shenjat e zodiakut –

nga 27
08:22 | 12/04/2026
0

Dashi Dita e sotme sjell një ndjenjë të veçantë afrimiteti në marrëdhëniet tuaja. Nëse jeni në një lidhje, ndjeni nevojën...

Para
Ngjarje horror/ Copëtoi të birin 5-vjeçar dhe i hëngri kokën –

Ngjarje horror/ Copëtoi të birin 5-vjeçar dhe i hëngri kokën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes lutjesh dhe dritës së shpresës, kremtohen me ceremoni Pashkët në mesnatë –

Mes lutjesh dhe dritës së shpresës, kremtohen me ceremoni Pashkët në mesnatë –

09:02 | 12/04/2026
Ivanka Trump mbërrin në Shqipëri, ndalesë në Dhërmi për drekë me Ramën –

Ivanka Trump mbërrin në Shqipëri, ndalesë në Dhërmi për drekë me Ramën –

08:46 | 12/04/2026
Nuk pranojnë kushtet tona –

Nuk pranojnë kushtet tona –

08:32 | 12/04/2026
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet sot për shenjat e zodiakut –

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet sot për shenjat e zodiakut –

08:22 | 12/04/2026
Nga kthjellimi te vranësirat, si ndryshon moti këtë të diel –

08:10 | 12/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes lutjesh dhe dritës së shpresës, kremtohen me ceremoni Pashkët në mesnatë –
  • Ivanka Trump mbërrin në Shqipëri, ndalesë në Dhërmi për drekë me Ramën –
  • Nuk pranojnë kushtet tona –
  • Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet sot për shenjat e zodiakut –
  • Nga kthjellimi te vranësirat, si ndryshon moti këtë të diel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes lutjesh dhe dritës së shpresës, kremtohen me ceremoni Pashkët në mesnatë –
  • Ivanka Trump mbërrin në Shqipëri, ndalesë në Dhërmi për drekë me Ramën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com