Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Lindita Nikolla, Konferenca e Kryetarëve ka përcaktuar kohën e debatit gjatë seancës plenare të datës 16 shtator, për miratimin e Programit Politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.
Gjatë mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve vendosi që koha e debatit të jetë pa limit. Çdo deputet ka të drejtën e diskutimit 10 minuta.
Mbështetur në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, seanca plenare do të zhvillohet duke respektuar rregullat e mbrojtjes nga pandemia Covid-19.