Komunikimi në punë, disa rregulla të arta që duhet të dini – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komunikimi në punë, disa rregulla të arta që duhet të dini

10:34 | 23/03/2016
në Gossip
0

 

Komunikimi i duhur bën dallimin në mes të punëtorit të suksesshëm dhe atij jo të suksesshëm, në mes të raporteve të mira sociale dhe raporteve të mjerueshme, si dhe ndonjëherë në mes të jetës dhe vdekjes. Komunikimi i mirë nuk ka të bëjë vetëm me fjalët apo me gramatikën që përdoren për të komunikuar. Komunikimi i mirë është rezultat i vetëbesimit, respektit për të tjerët dhe njohjes së kufijve personale. Komunikimi kualitativ i personit me këto karakteristika është spontan dhe automatik. Ju mund të gjeni informata dhe këshilla të shumta për atë se çfarë është komunikimi i mirë dhe si bëhet, por ju nuk do të mund të praktikoni atë pa pasur vetëbesim, respekt për palën tjetër, si dhe njohje të territoreve personale. Komunikimi i mirë dhe parakushtet e tij lidhen direkt me socializimin. Për t’u shoqëruar me dikë, juve ju nevojitet që së pari të respektoni personin me të cilin dëshironi të shoqëroheni. Por shoqërimi me atë person nuk ka të bëjë vetëm me të, por edhe me ju, prandaj ju duhet të respektoni edhe veten. Kur ju arrini të respektoni të tjerët dhe veten në mënyrë të barabartë, atëherë ju keni balancën e duhur, e cila ju nevojitet për t’u shoqëruar në mënyrë të shëndoshë me të tjerët.

Njohja e kufijve personale është jashtëzakonisht i rëndësishëm gjatë socializimit. Në çdo situatë sociale ekzistojnë 3 territore:

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

territori juaj personal

territori i përbashkët (neutral)

si dhe territori personal i të tjerëve.

Rregullat e njëjta, edhe pse të pashkruara, vlejnë edhe në çdo situatë tjetër sociale. Në punë, të gjithë punëtorët gjenden në një mjedis të përbashkët. Ne mund të argumentojmë se tavolina juaj e punës ka natyrë më personale për ju dhe ai është territori gjysmë-personal i juaji. Ju keni të drejtë të rregulloni dollapët e tavolinës sipas dëshirës suaj, por ju nuk keni të drejtë ta bëni atë në tavolinat e të tjerëve. Menaxherët janë të autorizuar të përkujdesen për hapësirën e përbashkët, prandaj ata kanë të drejta shtesë për menaxhimin e kësaj hapësire.

Nëse ju i njihni mirë këta kufij, ju do të keni shumë pak probleme sociale në punën tuaj. Shumica e konflikteve sociale burojnë nga njohja e dobët e kufijve personale. Shkelja e kufijve krijon shumicën e luftërave.

Kur ju punësoheni në një punë të re, ju do të ballafaqoheni me grupe të ndryshme sociale brenda kompanisë në të cilën punoni. Për shumë njerëz shoqërimi është proces spontan, por për shumë të tjerë shoqërimi nuk është proces i tillë. Sidoqoftë, shoqërimi mund të bëhet i lehtë nëse ju njihni kodet e grupeve me të cilat dëshironi të shoqëroheni. Përpos kësaj, njohja e kufijve personale do t’ju ndihmojë të mbani balancën sociale në mes vetes dhe të tjerëve në atë grup.

Jo të gjithë njerëzit kanë nevojat e njëjta për socializim. Mirëpo studimet tregojnë se raportet shoqërore kualitative me njerëzit e tjerë, përmirësojnë mirëqenien tuaj. Prandaj ne ju rekomandojmë që ju të krijoni raporte miqësore dhe me respekt reciprok me kolegët në punën tuaj.

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Drejtësia e pronat, Nishani takon Presidentin e GJEDNJ

Drejtësia e pronat, Nishani takon Presidentin e GJEDNJ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com