Tre ditë zi do të mbajë komuna e Tetovës në Maqedoninë e Veriut për viktimat që humbën jetën nga zjarri i rënë në një strukturë spitalore Covid.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, paralajmëroi ndihmë financiare për familjet e viktimave, ndërsa ka bërë thirrje që të mos aludohet për numrin e viktimave.
“Deri në informacionet zyrtare, do t’i presim ato dhe ne mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunë së Tetovës do ti ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.