Një seri rrëshqitjesh toke ka ndodhur në jug-perëndim të Kolumbisë, ku kanë marrë jetën të paktën 92 personave, ndërsa kanë lënë shumë të tjerë të plagosur.
Shirat e dendura që kanë zgjatur për orë të tëra kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të përmbysin me baltë shtëpitë në provincën e Putumajos.
Presidenti Juan Manuel Santos, ka deklaruar se ka angazhuar ushtrinë për shkak se bëhet fjalë për një situatë emergjence kombëtare.
Ndërsa guvernatori i rajonit, Sorrel Aroca tha për mediat kolumbiane se të gjitha lagjet e banuara janë rrafshuar nga masivi i baltës që ka vërshtuar.