Mesditën e sotme Leskoviku i Kolonjës u përfshi nga reshje të dendura breshëri. Mësohet se reshjet kanë vijuar për gati 30 minuta duke bllokuar rrugë por dhe dëmtuar vreshtarinë.
Kjo është hera e dytë që Kolonja preket nga breshëri, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj ku një pjesë e të mbjellave u dëmtuan.
Kujtojmë se disa ditë më parë vendi ynë u përfshi nga moti i keq ku një person humbi jetën pasi shtëpia ku jetonte u godit nga rrufeja.