Një 30-vjeçar shqiptar, i cili u kap me 5 kilogramë kokainë, rrezikon të dënohet me 3 vite burg nga drejtësia holandeze. 30-vjeçari po drejtonte një mjet Opel Insignia ku u ndalua nga policia, ndërsa në mjet iu gjet 5 kg kokainë e fshehur në kroskot. Prokuroria holandeze dyshon se shqiptari është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës. Para gjykatës, 30-vjeçari shqiptari është justifikuar se kishte ardhur në Holandë për të takuar një vajzë që e kishte njohur në rrjetin social, në Tik-Tok.
“Njoha një vajzë përmes Tik-Tokut dhe doja ta vizitoja”, u shpreh shqiptari.
Avokati i shqiptarit, Alexander Admiral i tha gjykatës se klienti i tij nuk e kishte idenë që droga ishte fshehur në makinë. Ai kërkoi lirimin e 30-vjeçarit shqiptar ndërsa iu referua vendimeve të gjykatave të tjera me raste të ngjashme. Droga e gjetur në makinën e shqiptarit kapte shifrën e 350 mijë eurove.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








