KLP-ja ka caktuar prokurorët e përkohshëm në disa qytete të vendit, pas vendimit për të caktuar 8 prokurorë si zyrtarë të Strukturës së Posaçme të Anti-Korrupsionit.
Ndryshimet raportohen si më poshtë:
Afërdita Ndoi vijon si prokurore e përkohshme e Tiranës.
Lorenc Mërkuri vazhdon detyrën si prokuror i përkohshëm i Sarandës.
Albert Muçaj vijon si prokuror i përkohshëm i Shkodrës.
Ludovik Doda vazhdon detyrën si prokuror i përkohshëm në Durrës.
Ylli Pjetërnika vazhdon si prokuror i përkohshëm në Tiranë.
Lazër Çardaku vazhdon si prokuror i përkohshëm në Shkodër.
Isa Jata vijon si prokuror i përkohshëm në Tiranë.
Erion Çela vijon si prokuror i përkohshëm në Vlorë.
Urim Buçi kalon nga Prokuroria e Lezhës në Prokurorinë e Durrësit.