KLP emëron Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës. Çela do të ketë një mandat 3-vjeçar në krye të Prokurorisë Tiranë, ndërsa zëvendëson Elizabeta Imerajn, pas shkarkimit të saj nga detyra.
Arens Çela ka qenë drejtues i komanduar në Prokurorinë e Tiranës që prej muajit Prill pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga Vettingu. Çela ishte më parë prokuror në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Nga ana tjetër, Elisabeta Imeraj kaloi me sukses shkallën e parë të Vetting-ut, por u përball në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkonte shkarkimin e saj nga detyra. Për OMN kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohej për të tria kriteret. Sipas Komisionerit Publik, Imeraj kishte probleme me pasurinë e ish-burrit dhe me integritetin, që si rrjedhojë solli shkarkimin e saj.