Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri.
Gjyqtari akuzohet ka marrë 20 mijë euro ryshfet për të ndryshuar akuzën ndaj Gentian Dodës duke sjellë lirimin e tij nga burgu. Gjatë kontrollit të banesës, gjyqtarit iu gjetën dhe sekuestruan 34 milionë lekë, të cilat ai deklaroi se i kishte për kurim.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest me burg” pak ditë më parë, ndërsa prokuroria i kërkoi KLD-së, pezullimin e gjyqtarit, kërkesë që u miratua sot në mbledhje.