Klaudia Pepa është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ka shpërthyer në skenën e Eurovisionit, ashtu siç di të shpërthejë vetëm ajo në çdo skenë, dhe ky ishte një detaj jo i vogël që u vëreh jo pak nga publiku shqiptar dhe i huaj.
Përveç kësaj ajo ka edhe shumë projekte të tjera që po i realizon, por edhe që ka për të realizuar në të ardhmen e afërt. Mbrëmjen e djeshme, Klaudia ishte e ftuar në emisionin “Kurthi i Piter Panit”, ku ajo zbuloi edhe më shumë për veten.
Kështu, pyetjeve specifike të fëmijëve, ajo u dha përgjigje me natyrën e saj të sinqertë dhe elegante, por po me elegancë iu përgjigj edhe moderatores s ë programit Alketa Vejsiut për pyetjen “A ka të reja nga jeta private?”.
Nga ana tjetër, balerina i është përgjigjur se e ka një shok. “Epo, një shok e kam edhe unë”, tha Klaudia dhe me kaq duket se e mbylli këtë çështje, të cilën ajo ka dashur dhe ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë për vete.
Kujtojmë se pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia nuk kishte bërë publike asnjë histori, dhe mesa duket fillimet në jetën e saj private janë të mbara.