Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave ra shtetasi Mario Biti dhe u shpall në kërkim porositësi, Andi Zaimi.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Pluk, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan punën operacionale dhe veprimet hetimore për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.










