Kina ka bërë thirrje për përmbajtje, ndërsa kërkoi që konflikti në Ukrainë të zgjidhej përmes mjeteve politike, tha presidenti Xi Jinping.
Udhëheqësi kinez ia përcolli mesazhin ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, kryetar i partisë Rusia e Bashkuar gjatë një takimi në Pekin, referuar medias shtetërore kineze Xinhua.
Xi i tha gjithashtu Medvedevit se ai shpreson që Partia Komuniste Kineze dhe Rusia e Bashkuar mund të promovojnë komunikimin dhe të thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Kinës dhe Rusisë.
Kina është aleati më i rëndësishëm i mbetur i Rusisë dhe mbështetja e saj e vazhdueshme konsiderohet gjerësisht si vendimtare për Vladimir Putin.
Perëndimi është shprehur vazhdimisht se Putin nuk është i sinqertë në negociatat për t’i dhënë fund luftës. Ndërsa Ukraina thotë se nuk do tolerojë, kur bëhet fjalë për tokën e saj.