“Kina dhe SHBA në rrugën e konfliktit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kina dhe SHBA në rrugën e konfliktit”

20:55 | 07/03/2023
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang paralajmëroi të martën se Pekini dhe Uashingtoni po shkojnë drejt “konfliktit dhe konfrontimit” nëse SHBA nuk ndryshon kursin, duke folur me një ton më luftarak në një moment kur marrëdhëniet midis rivalëve janë historikisht në nivelin më të ulët.

Në konferencën e tij të parë për shtyp që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar, gjuha e ashpër e zotit Qin u duk se sfidonte parashikimet se Kina mund të braktiste diplomacinë e saj agresive në favor të një retorike më të moderuar ndërsa të dy vendet përballen me mosmarrëveshje mbi tregtinë, teknologjinë, Tajvanin, të drejtat e njeriut dhe agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Politika e Uashingtonit ndaj Kinës “ka devijuar tërësisht nga rruga racionale dhe e shëndoshë”, u tha zoti Qin gazetarëve në prapaskenat e takimit vjetor të legjislaturës së Kinës, ku udhëheqësit përcaktuan prioritetet e tyre ekonomike dhe politike për vitin e ardhshëm.

“Nëse Shtetet e Bashkuara nuk mbajnë frenat, por vazhdojnë të shpejtojnë në rrugën e gabuar, asnjë masë mbrojtëse nuk mund të parandalojë daljen nga shinat dhe me siguri do të ketë konflikt dhe konfrontim,” tha zoti Qin.

Komentet e tij i bënë jehonë vërejtjeve të bëra nga udhëheqësi Xi Jinping në një fjalim të hënën para ligjvënësve.

“Vendet perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë zbatuar politikën e frenimit, bllokimit dhe shtypjes së gjithanshme të Kinës, duke sjellë sfida të rënda e të pashembullta për zhvillimin e kombit tonë”, citohet të ketë thënë zoti Xi nga agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Përballë kësaj, Kina duhet “të qëndrojë e qetë, të ruajë fokusin, të përpiqet për përparim duke ruajtur stabilitetin, të ndërmarrë veprime aktive, të bashkohet dhe të guxojë të luftojë”, tha ai.

Zyrtarët amerikanë janë bërë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për qëllimet e gjera politike dhe ekonomike të Kinës dhe mundësinë e luftës mbi Tajvanin – dhe shumë zyrtarë në Uashington kanë bërë thirrje që SHBA të bëjë një përpjekje më të madhe për të kundërshtuar ndikimin kinez jashtë vendit.

Javët e fundit, shqetësimet për veprimtari spiunazhi nga Kina në SHBA dhe përpjekjet për ndikim të Pekinit, kanë shkaktuar shqetësim të veçantë dhe zyrtarët nga të dy vendet kanë shkëmbyer shpesh akuza.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken anuloi një vizitë të planifikuar në Pekin pasi Uashingtoni rrëzoi një balonë të dyshuar spiune kineze që fluturoi mbi territorin amerikan. Baloni masiv dhe ngarkesa e tij, duke përfshirë pajisjet elektronike, janë nxjerrë nga fundi i oqeanit dhe po analizohen nga FBI-ja.

Javën e kaluar, Kina u përgjigj me indinjatë, kur zyrtarët amerikanë ngritën përsëri dyshime se origjina e koronavirusit, që shkaktoi pandeminë COVID-19, mund të kishte qënë nga një laborator në Kinë. Ministria e Jashtme akuzoi SHBA-në për “politizimin e çështjes” në një përpjekje për të diskredituar Kinën.

Dhe të dy vendet kanë shkëmbyer akuza mbi Tajvanin, në nnë kohë që Kina kaforcuar izolimin diplomatik dhe kërcënuar ushtarakisht ishullin e vetëqeverisur në mënyrë demokratike, që Kina e pretendon si territor të sajin.

Zoti Qin, i cili ka shërbyer për pak kohë si ambasador i Kinës në SHBA, kritikoi Uashingtonin për rrëzimin e balonës, duke përsëritur pretendimet se shfaqja e saj në qiellin e SHBA ishte një aksident.

“Në këtë rast, perceptimi dhe pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë shtrembëruar seriozisht. SHBA e konsideron Kinën si rivalin e saj kryesor dhe sfidën më të rëndësishme gjeopolitike”, tha zoti Qin, duke shtuar se, “politika amerikane ndaj Kinës ka devijuar tërësisht nga rruga racionale dhe e shëndoshë”.

Zoti Qin e quajti çështjen e Tajvanit si vija e parë e kuqe që nuk duhet kaluar. Kina dhe Tajvani u ndanë pas luftës civile në vitin 1949. Ndërsa SHBA-të nuk mbështesin as bashkimin dhe as pavarësinë e Tajvanit, Uashingtoni është i detyruar nga ligji federal t’i ofrojë ishullit mjetet për t’u vetë-mbrojtur nëse sulmohet.

“Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi të plotë për çështjen e Tajvanit,” tha Ministri i Jashtëm kinez dhe akuzoi SHBA për “mosrespektim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës”, duke i ofruar ishullit mbështetje politike dhe duke e pajisur atë me armë mbrojtëse në përgjigje të kërcënimit të Pekinit për të përdorur forcën për ta sjellë ishullin nën kontrollin kinez.

“Pse SHBA i kërkon Kinës që të mos i japë armë Rusisë, ndërkohë që ajo vazhdon t’i shesë armë Tajvanit?” pyeti zoti Qin.

Në Taipei, Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit tha se forcat e armatosura nuk po kërkonin konflikt me ushtrinë e Kinës, por as nuk do të tërhiqen në rast se avionët, ose anijet kineze hyjnë në detet, ose hapësirën ajrore bregdetare tajvaneze.

“Është detyrë e forcave të armatosura të vendit të përgatiten për një përgjigje të përshtatshme,” u tha Chiu Kuo-cheng ligjvënësve.

Pekini ka akuzuar gjithashtu Perëndimin për “fryrjen e flakëve” duke i ofruar Ukrainës armatime në luftën kundër agresionit rus. Kina thotë se ka një qëndrim neutral për këtë luftë, por ka thënë gjithashtu se ka një “miqësi pa kushte” me Rusinë dhe ka refuzuar të kritikojë sulmin e Moskës – apo t’i referohet aagresionit si një pushtim.

Një thirrje kineze për një armëpushim në Ukrainë, që ka marrë lëvdata nga Rusia, por e shpërfillur nga Perëndimi, nuk ka bërë asgjë për të ulur tensionet, pasi zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar vazhdimisht Kinën, se po konsideron mundësinë e furnizimit me armë të Moskëa për t’i përdorur në luftë.

“Përpjekjet për bisedimet e paqes janë minuar vazhdimisht. Duket se ekziston një dorë e padukshme, e interesuar për zvarritjen dhe përshkallëzimin e konfliktit, për ta përdorur krizën e Ukrainës që t’i shërbejë një axhende të caktuar gjeopolitike”, tha zoti Qin.

Konferenca për shtyp e zotit Qin erdhi dy ditë pas hapjes së takimit vjetor të Kongresit Popullor Kombëtar, një organ kryesisht ceremonial i mbledhur për të miratuar raportet e qeverisë dhe, këtë vit, një listë të re të emërimeve të nivelit të lartë. Kjo pritet të përfshijë një mandat të tretë pesëvjeçar për Presidentin Xi Jinping, i cili i ka hequr të gjithë pengesat për kufizimin e mandatit për ta lejuar atë të sundojë pafundësisht.

Marrë nga VOA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Autobusi i Borussia Dortmund “ngec” në trafik

Autobusi i Borussia Dortmund “ngec” në trafik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com