Kiko zbulon arsyen pse nuk rriten pensionet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kiko zbulon arsyen pse nuk rriten pensionet

20:15 | 29/12/2022
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Gazetari Lutfi Dervishi shkruan me ironi se Kiko ka zbuluar arsyen se pse nuk rriten pensionet.

Ai shprehet se pensionistët kuptuan me ngjarjen në Lushnje, “se kanë të bëjnë me një kryeministër zemërmirë, që mendon për ta”.

Postimi i gazetarit Lutfi Dervishi:

Kiko zbulon arsyen se pse nuk rriten pensionet

U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse nuk rriten pensionet në Shqipëri.  Kam vite në këtë vend dhe deri më sot nuk e kam kuptuar se si është e mundur që pensionistët të jetojnë me një pagë që nuk siguron as edhe një banane në vakt? Po ilaçet? Po drita? Po uji? Po buka? Po qokat? Po ..? Si është e mundur që çmimet janë dy-tre fishuar dhe pensionet kanë mbetur në vend? Si është e mundur të jetojnë me 100 -150 mijë lekë mbi 640 mijë pensionistë? Për gjithë këto pyetje Kiko sot mori përgjigje shteruese kur lexoi postimin e kryetares së bashkisë së Lushnjës sipas së cilës “zonja që ndërroi jetë, “u bë keq” sapo dëgjoi që në janar do të futej në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak!!

Kiko u ndje keq që kishte menduar shumë keq për kryeministrin. Ai qenka shpirt njeriu. Ai nga mëngjesi në darkë mendoka vetëm për shëndetin e njerëzve. Po të kishte rritur pensionet, siç rekomandojnë ca trutharë të opozitës dhe ca ekonomistë që gjyshja e tij ju jep ujë me bishtin e lugës së kafesë, do të ndodhte hataja në këtë vend. Rritja e pensioneve do të shtonte masivisht numrin e infarkteve dhe Covidi do të dukej si grip pulash para lajmit për rritjen e pensioneve.

Ky vend përballoi me sukses tërmetin, Covidin, luftën në Ukrainë, por edhe rezistenca e ka një kufi. Nuk ka asnjë shans të përballojë rritjen e pensioneve.

Rritja e pensioneve do të paralizonte sistemin shëndetësor. Shqipëria ka vërtet kardiologë shumë të mirë, por nuk do të mjaftonin gjithë kardiologët e Europës për të përballuar  “arrestet kardiake”, pas lajmit për rritjen e pensioneve.

Pasi e kuptoi se rritja e pensioneve bëhet për arsye thjesht humanitare, Kiko u kthjellua dhe e pa problemin edhe më gjerë. Edhe nëse nuk do të kishte shumë infarkte, gjë që rasti i zonjës së Lushnjës e përjashton si mundësi, sërish do të kishim pasoja të rënda familjare dhe sociale. Pensionistët ja kanë dalë për shkak të kontributit të fëmijëve. Po të rriten pensionet dobësohen lidhjet prind-fëmijë dhe familja shqiptare do të merrte një goditje fatale.

Rritja e pensioneve, do të dobësonte edhe shanset e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Deri më tani i vetmi produkt bio që Shqipëria mund t’i japë Europës  është “toleranca fetare”. Por rritja e numrit të viktimave në institucionet shtetërore do të shoqërohej me përsëritjen e riteve pagane si therja e pulave të zeza. BE do të kuptonte që toleranca fetare është hipokrizi se shqiptarët më shumë i besojnë bestytnive dhe liderëve politikë sesa fesë.

Rritja e pensioneve gjithashtu do të ishte një goditje fatale për konsumatorët shqiptarë dhe do të zhvlerësonte paketat e rezistencës së qeverisë.

Therja e pulave të zeza mund ta çojë çmimin e vezës në stratosferë… Megjithatë çdo e keqe e ka edhe një të mirë, – tha Kiko. Çmimi i vezës mund t’ia kalojë çmimit të pulës, por më në fund i jep drejtim, në favor të vezës, edhe dilemës mijëravjeçare cila ishte e para: veza apo pula?

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Lindi në kasolle, por pushtoi botën

Lindi në kasolle, por pushtoi botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI –

“Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI –

12:01 | 17/01/2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i akuzuar për drogë –

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i akuzuar për drogë –

11:47 | 17/01/2026
SPAK godet call center-at në Tiranë, 10 persona në pranga –

SPAK godet call center-at në Tiranë, 10 persona në pranga –

11:31 | 17/01/2026
67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë –

67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë –

11:15 | 17/01/2026
“Taulant Balla urdhëroi largimin e efektivëve të policisë nga kontrolli tek call center-i” –

“Taulant Balla urdhëroi largimin e efektivëve të policisë nga kontrolli tek call center-i” –

11:01 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI –
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i akuzuar për drogë –
  • SPAK godet call center-at në Tiranë, 10 persona në pranga –
  • 67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë –
  • “Taulant Balla urdhëroi largimin e efektivëve të policisë nga kontrolli tek call center-i” –
  • 10 mijë ushtarë zbarkojnë në qytetet kyçe, në fokues dhe mafia shqiptare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI –
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i akuzuar për drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com