Këshilli Kombëtar i PD zgjedh 15 anëtarët e rinj të Kryesisë, kush janë dhe emrat që mbeten jashtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli Kombëtar i PD zgjedh 15 anëtarët e rinj të Kryesisë, kush janë dhe emrat që mbeten jashtë

11:49 | 30/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedh sot 15 anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike mes 62 kandidaturave.

Nga ky numër, 30% e anëtarëve që do të zgjidhen për në kryesi duhet të jenë patjetër gra. Ndërkohë, numri i kandidaturave është ndarë 43 burra dhe 19 gra. Lista e kandidatëve është e përbërë nga deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit, dhe ish- kandidatë për deputet.

Por, nuk mungojnë edhe emrat nga brenda departamenteve të PD-së. Kështu, lista nis me deputetin që u fut rishtazi në Parlament në qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj. Ndërsa vijon me Agron Kapllanajn, i cili vetëm për pak vota preferenciale nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në qarkun e Fierit. Në listën e kandidatëve për anëtar të kryesisë është edhe Bardh Spahia, i cili po ashtu qe pranë marrjes së mandatit në Shkodër përmes votave preferenciale.

Read more

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Ervin Salianji ishte kandidati më i votuar nga mbështetësit e PD-së në qarkun e Korçës. Salianji është një nga kandidatët pretendent që të bëhet pjesë e kryesisë. Po ashtu, pas rezultatit të mirë që mori në zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë mandatin e deputetit me votat preferenciale Luçiano Boçi kërkon që të ketë një vend të sigurt edhe në strukturën më të lartë të Partisë Demokratike.

Po ashtu, edhe deputetët e tjetër të PD-së në Elbasan, të cilët morën vota të konsiderueshme nga mbështetësit Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja kërkojnë që t’i përfaqësojnë qytetarët e tyre edhe në kryesinë e PD-së, ku diskutohen vendimmarrjet e rëndësishme politike. Ndërkohë nuk mungojnë emrat si Jamarbër Maltezi, i cili është edhe aktualisht pjesë e kryesisë dhe emri i aktorit të humorit, Julian Deda.

KRITIKËT

Lulzim Basha ka bërë pjesë të listës për kandidat për anëtar të kryesisë edhe ish-rivalët e tij në garën për Partinë Demokratike. Agron Shahaj dhe Fatbardh Kadilli, ndonëse nuk arritën që t’i rrëmbenin vendin e kryetarit kërkojnë që të jenë në strukturën që diskutohen vendimmarrjet më të rëndësishme të Partisë Demokratike. Edhe anëtari aktual i kryesisë Eno Bozdo kërkon që të jetë serish pjesë e kryesisë dhe të votohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që nesër po ashtu konstituohet.

KANDIDATET

Lista e grave, të cilat kërkojnë një vend në kryesinë e PD-së është më e shkurtër sesa e burrave. Lista përbëhet kryesish nga figura të reja përveç Dhurata Çupit, e cila është edhe aktualisht anëtare e kryesisë së PD-së, si dhe fitoi edhe mandatin e deputetit në 25 prill. Po ashtu, edhe Orjola Pampuri kërkon që të jetë sërish në kryesinë e PD-së. Ndërsa kandidaturat e tjera janë kryesisht risi në angazhimet e larta politike. Bie në sy anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të PD-së, Enriketa Papa.

Por, teksa shumë presin që të marrin mbështetjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, disa janë automatikisht të përjashtuar. Kështu, Edmond Spaho pasi është larguar si nënkryetar i PD-së, nuk rezulton as në mesin e kandidatëve për në kryesi. Po ashtu, Sahit Dollapi, i cili u largua nga Sekretariati Organizativ është automatikisht jashtë.

Por, këtë herë do të mungojë në PD Florion Mima, një nga figurat e rëndësishme në PD për çështjet ekonomike. Kryesia e Partisë Demokratike përbëhet nga kryetari, nënkryetarët sekretariatet. Po ashtu, pjesë e kryesisë janë edhe kryetarët e strukturave partnere, si forumi rinor dhe forumi i gruas, si dhe zëdhënësja e PD-së. Kështum nga 28 anëtarë që ka kryesia aktuale, pas ditës së sotme, PD-ja do të ketë rreth 38 anëtarë kryesie./panorama

KANDIDATËT PËR NË KRYESI

AGRON GJEKMARKAJ
AGRON KAPLLANAJ
AGRON SHEHAJ
AKIL KRAJA
ALDO BUMCI
ARBI AGALLIU
BARDH SPAHIA
BLEDJON NALLBATI
ÇLIRIM GJATA
DASHNOR SULA
ENNO BOZDO
ERVIN SALIANJI
FATBARDH KADILLI
FATION VEIZAJ
FERDINANT XHAFERAJ
FITIM ZEKTHI
FLAMUR NOKA
GAZMEND KODUZI
GENC DEROMEMA
GENT STRAZIMIRI
GERT BOGDANI
HELIDON BUSHATI

IGLI CARA
ISUF ÇELAJ
JAMARBER MALLTEZI

JULIAN DEDA
KASEM MAHMUTAJ
KASTRIOT PIROLI
KLEVIS BALLIU
KRESHNIK ÇOLLAKU
LEFTER GESHTENJA
LUAN BAÇI
LUÇIANO BOÇI
OERD BYLYKBASHI
RAMADAN LIKAJ
ROLAND BEJKO
SAIMIR KORRESHI
SELADIN JAKUPLLARI
TOMOR ALIZOTI
TRITAN SHEHU
XHELAL MZIU
XHEMAL GJUNKSHI
ZEF HILA

KANDIDATET
ZHENI GJERGJI
ANDIA ULLIRI
DHURATATYLI (ÇUPI)
EMIMA KOLIQI
ENKELEJDA SALLAKU
ENRIKETA PAPA
ENTELA SHEHAJ
ERALDA BANO (TASE)
ILDA DHORI
IRENA PROGNI
IZMIRA ULQINAKU
JUELA HAMATI
LINDITA METALIAJ
MERITA BAKIU
MIMOZA HASEKIU
MIRELA TABAKU
NEVILA XHINDI
ORJOLA PAMPURI
SORINA KOTI
TAULANDA JUPI

Etiketa: 15 anëtarët e rinj të KryesisëKëshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike

Të Lidhura

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

nga 27
21:41 | 16/03/2026
0

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër...

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

nga 27
21:31 | 16/03/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën...

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

nga 27
21:13 | 16/03/2026
0

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të...

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

nga 27
20:43 | 16/03/2026
0

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Para
Manastirliu: Prej janar-shkurtit në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19

Manastirliu: Pas 30 shtatorit fillon vaksina me detyrim, tre kategoritë e para që përfshihen (Film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

21:31 | 16/03/2026
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

21:13 | 16/03/2026
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com