Këshilli i Ambasadorëve i kërkon llogari Ramës për shkarkimin e Bushatit, kërkon rivlerësimin e Cakajt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli i Ambasadorëve i kërkon llogari Ramës për shkarkimin e Bushatit, kërkon rivlerësimin e Cakajt

18:17 | 11/01/2019
në Shqiperi
0

Përmes një letre Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i tërheq vëmendjen kryeministrit Rama për shkarkimin e ministrit të Jashtëm dhe Evropës, Ditmir Bushati.

Deklarata e plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë
Deklaratë për shtyp.
Mbi emërimin e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme
Kohët e fundit Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë që ai drejton, përfshirë këtu edhe shkarkimin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Ditmir Bushati dhe propozimin për në këtë post të zëvendministrit aktual, Zotit Gent Caka. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në të drejtën politike dhe kushtetuese të Kryeministrit të bëjë ndryshime në qeveri, në përputhje me vlerësimet që ai ka lidhur me arritjet apo dobësitë e njërit apo tjetrit nga ministrat. Por Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nevoja për një transparencë të tillë buron nga roli specifik që ka institucioni i ministrit të jashtëm në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit shqiptar në këtë periudhë.
Viti 2019 do të jetë veçanërsiht i ngarkuar me sfida për diplomacinë tonë dhe në përgjithësi për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Me kryesoret e këtyre sfidave janë marrja e vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nga ana e Këshillit Euopian në fund të pranverës së ardhshme, përfundimi i shtyrë tej çdo parashikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, përgatitje intensive, nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës së përshtatshme për marrjen e presidencës së OKB-së në vitin2020, ndërtimi i një mirëbesimi të gjerë ndërkombëtar për të fituar të drejtën e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitin 2022, gjë që kalon përmes një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përballimi i këtyre sfidave disa nga të cilat janë thelbësisht të reja për politikën, diplomacinë dhe administratën e shtetit tonë, do të duhet të bëhet krahas kryerjes së detyrave të tjera dinamike që shtron zhvilimi në rritje i bashkëpunimit ndërkombëtar, për ta forcuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të paqes e të stabilitetit në rajon e në botë, duke e vënë njëherash politikën e jashtme më mirë në shërbim të një politike të brendshme zhvillimore, në përgjigje të aspiratave të shoqërisë shqiptare për rritje të mirëqënies, thellim të demokracisë dhe konsolidim të shtetit të së drejtës.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i tërheq vëmendjen Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar.
Tiranë, më 11 janar 2019

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Certifikata e sigurisë, PD dhe LSI kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për Cakajn

Certifikata e sigurisë, PD dhe LSI kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për Cakajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com