“Kërkuam fshehjen e informacioneve mbi kompanitë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kërkuam fshehjen e informacioneve mbi kompanitë”

16:49 | 24/11/2022
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Një numër pyetjesh që Agron Shehaj i ka bërë ministres së Financave dhe Kryeministrit Rama për portin e ri të Durrësit kanë zbuluar një obskuritet tjetër mbi marrëveshjen kontroverse të portit.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pranoi se pjesë të marrëveshjes së portit të Durrësit janë mbajtur sekrete me kërkesë të palës shqiptare.

Deputeti demokrat Agron Shehaj pyeti ministren Delina Ibrahimaj se cila është kompania NSHMI development që i ka dalë si garanci kompanisë Eagle Hills që do të ndërtojë Portin e ri të Durrësit.

Sipas deputetit, ai e ngriti pyetjen pasi mbi këtë kompani nuk dihet se kush është pronar apo edhe se sa xhiro vjetore ka.

Pavarësisht interesimit në regjistrin tregtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, informacioni ka qenë thuajse zero.

Deklarata e deputetit

“Kompania NSHMI Development Nrmc. Zonja ministrje, kush jane pronaret e kesaj kompanie? Se kemi nje problem shume te madh. Ne radhe te pare nuk e dime kush jane pronaret. Se dyti nuk dime cfare xhiro vjetore ka. Nuk kemi asnje informacion… Kjo mund te kete, ne te njejten menyre si Eagle Hills qe keni krijuar ketu me nje kapital social prej 80 euro, mund te jete e njejta, nuk kemi asnje informacion. Nuk dime pronaret, nuk dime xhiron vjetore, sa biznes ka.” – u shpreh deputeti.

Shehaj citoi ligjin e investitorëve strategjikë duke thënë se një kompani mund t’i dalë për garanci një kompanie tjetër vetëm nëse është një bankë apo institucion financiar, gjë që kompania NSHMI nuk është. Dhe këtu, është shkelur ligji, thotë deputeti.

Ministrja konfirmon fshehjen e informacionit

Edhe pse ministrja Ibrahimaj nuk iu përgjigj pyetjes së dytë, përgjigja që dha për pyetjen e parë ishte shokuese.

Në Kuvend, ajo deklaroi se pjesa e kontratës ku përfshihet kompania NSHMI është seksion konfidencial. Ajo deklaroi para deputetëve se është kërkuara nga pala shqiptare që informacioni mbi këtë kompani të mbetet sekret.

“Persa i perket kompanise NSHMI ne fakt eshte nje seksion konfidencial i kontrates, i cili eshte kerkuar nga ne per te shtuar sigurine ne kete projekt. Ju i referoheni disa materialeve te dala dhe te leshuara ne media. Vazhdojuni referojuni mediave, dhe vazhdoni merrini si te verteta cdo gje qe mediat thone, pavaresisht a jane te verteta apo jo, pa i shkuar ne themel cdo situate”, u shpreh ministrja.

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Fajin për humbjen e ka mbrojtja”

"Fajin për humbjen e ka mbrojtja"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

11:23 | 17/03/2026
Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë –

Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –

11:03 | 17/03/2026
Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –

10:43 | 17/03/2026
Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

09:53 | 17/03/2026
Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

09:23 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –
  • Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –
  • Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –
  • Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –
  • Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –
  • Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com