Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka shkarkuar kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin, i cili u denoncua nga një qytetare se i kërkoi favore seksuale.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pas mbledhjejes të jashtëzakonshme miratoi dhe fillimin e inspektimit për gjyqtaren dhe inspektoren që përmenden në regjistrimin audio.
Pas publikimit të videos në emision investigativ Stop, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai i kërkoi KLD-së shkarkimin e tij, Prokurorisë nisjen e procedimit penal dhe lajmëroi nisjen e procedimit disiplinor nga Ministria e Drejtësisë.
Edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe i ka kërkuar organit të akuzës të veprojë për të zbardhur ngjarjen në fjalë.