Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 18 dhjetor për të vendosur lidhur me kërkesën e SPAK ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.
SPAK i kërkon Kuvendit një autorizim lidhur me një masë shtrënguese arrest me burg ose arrest shtëpie ndaj ish-Kryeministrit Berisha, i cili ka refuzuar të zbatojë masat e vendosura më herët ndaj tij, atë të “detyrimit të paraqitjes” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Tashmë kërkesa e SPAK do të diskutohet në datën 18 dhjetor, ku pritet një përballje mes Prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, me ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Gjithashtu pritet që në mbështetje të dy prokurorëve që po hetojnë dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, të jetë edhe Altin Dumani, kreu i SPAK-ut.
Berisha i konsideroi masat e vendosura më herët ndaj tij si anti-Kushtetuese, pasi SPAK dhe më pas GJKKO vepruan pa marrë një autorizim nga Kuvendi.
Ndërsa sot, në reagimet mediatike, Berisha tha se do të pranojë çdo vendim të Parlamentit, pas paraqitjes së kërkesës nga SPAK.
Vendimi që do të marrë Këshilli i Mandateve i përcillet seancës plenare, e cila e miraton me shumicë të thjeshtë votash.