Gazetari Ylli Rakipi, ka marrë mesazhe këcënuese për jetën. Këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere.
Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente, ndërsa nuk dihet ende ecuria e hetimeve.
Kujtojmë se DH Albania kishte falsifikuar dokumentet, ndërsa pas kësaj kompanie ka dyshime se fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj, DH Albania ka përfituar përmes dokumenteve të palsifikuara 30 milionë euro, ndërsa tenderimi për Unazën e Madhe pritet që të ribëhet.
Pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve, emisioni “Të Paekspozuarit” deklaron se do të vijojë të kryejë detyrën dhe misionin e vet në interes të publikut.