Më shumë se 50 artistë me famë botërore janë bërë pjesë e një kënge bamirësie për të prekurit e zjarrit në kullën Grenfell.
Projekti muzikor është titulluar “Bride Over Trubled Water” dhe është ideuar nga Simon Cowell.
Kënga ka thyer rekordin botëror duke marrë mbi 350 mijë klikime që në minutat e para të publikimit në Youtube.
Të ardhurat e kësaj kënge do të shkojnë për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e zjarrit në kullën Grenfell.